E hënë, 6 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Kronike

6 minatorë asfiksohen nga rrjedhja e gazit prej gjeneratorit në minierën e kromit në Martanesh, një në gjendje më të rëndë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Në minierën e kromit në Martanesh ka ndodhur një ngjarje e rëndë e cila për pak rezultoi në tragjedi.

11 Maj, 2021
në Kronike
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter
Në minierën e kromit në Martanesh ka ndodhur një ngjarje e rëndë e cila për pak rezultoi në tragjedi. 6 minatorë kanë mbetur të asfiksuar pas helmimi nga gazi, ndërkohë që njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë dhe është nisur me helikopterin e Ministrisë së Shëndetësisë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, por sipas kryetari të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, ai është jashtë rreziku për jetën.
Si ndodhi ngjarja? Gjatë saldimit në nëntokë të një vagoni mineralesh është çliruar gaz nga gjeneratori i përdorur dhe si rrjedhim mekaniku Shyqyri Elezi, 45 vjeç ka humbur ndjenjat. Pranë tij ka qenë edhe një punonjës tjetër, i cili gjithashtu ka pasur shqetësime. Prezent në vendin e ngjarjes, në një distancë më të largët kanë qenë 3 punonjës të tjerë, të cilët u kanë ardhur në ndihmë kolegëve të tyre, duke e nxjerrë Shyqyri Elezin jashtë galerisë. Ai është dërguar me helikopter në drejtim të Tiranës, për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që punonjësi tjetër është dërguar në spitalin e Bulqizës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në galeri nuk ka pasur shembje dhe as minatorë të bllokuar. Pesë minatorët e tjerë që mbetën të helmuar  janë në gjendje më të stabilizuar dhe momentalisht 2 prej tyre Murat Hidri, 29 vjeç dhe Andi Jauni,19 vjeç po kurohen në spitalin e Bulqizës ndërsa 3 të tjerët në qendrën shëndetësore të Martaneshit./shqiptarja.com
Taget: aksidentBulqizeMartaneshminatore
Postimi i rradhës
Babai i Dua Lipës po shkrin “akujt” mes së bijës dhe Rita Orës

Babai i Dua Lipës po shkrin “akujt” mes së bijës dhe Rita Orës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Bëhuni gati për dimër/ Temperatura deri në -11, IGJEUM sqaron parashikimin e motit për ditët në vijim
  • Paralajmërimi i mjekes: Mos i injoroni asnjëherë të qarat e fëmijës
  • Ja cilat grupmosha rrezikohen më shumë nga çrregullimet e të ngrënit
  • U dha informacion që të shmangnin kontrollet e bluve, pezullohet inspektori në policinë e Gramshit
  • Luiz Ejlli thyen rekord, në “TOP 3” këngët më të klikuara të Eurovisionit

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.