E enjte, 21 Shtator, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
27 °c
Tiranë
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Bota

Ç’po ndodh në Palestinë? Mbi 180 të plagosur në ndërhyrjen e policisë izraelite në Al-Aksa

Më shumë se 180 njerëz janë plagosur në ndërhyrjen e forcave izraelite kundër palestinezëve në Mesxhid Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.

11 Maj, 2021
në Bota
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Më shumë se 180 njerëz janë plagosur në ndërhyrjen e forcave izraelite kundër palestinezëve në Mesxhid Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.

Sipas një deklarate me shkrim të bërë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, policia izraelite plagosi më shumë se 180 njerëz, përfshirë punonjës të Gjysmëhënës së Kuqe.Nga të plagosurit, 80 janë shtruar në spital.

Siç njoftoi korrespondenti i AA-së në terren, policia izraelite ka ngritur dron mbi zonën e faltores së shenjtë Al-Aksa. Në incidentet që pasuan pas kësaj, policia izraelite ndërhyri ndaj të gjithë palestinezëve në Haram Al-Sherif, përfshirë Xhaminë e Kibles dhe Kupolën e Shkëmbit.

Zëdhënësi i Vakëfeve Islame të Kudsit, Firas Dibs, tha se disa të plagosur janë arrestuar nga policia izraelite gjatë dërgimit në spital.

Fotoreporteri i AA-së, Mustafa Kharouf, i cili u godit nga një plumb plastik në shpinë gjatë ndërhyrjes së policisë izraelite më 7 maj, u plagos gjithashtu në gjoksin e tij ndërsa ndiqte ngjarjet e fundit në Harem Al-Sharif. Siç mësohet, përveç tij, të plagosur kanë mbetur edhe gazetarë të tjerë.

Mijëra palestinezë të cilët e falën namazin e sabahut në Mesxhid Al-Aksa, më pas organizuan një demonstratë në oborrin e faltores, duke thirrur tekbire.

Pas demonstratës, palestinezët filluan të qëndrojnë në kompleks për ta mbrojtur atë nga bastisjet e hebrenjve fanatikë. Më pas, policia izraelite duke bastisur Al-Aksanë, intervenoi ndaj palestinezëve me gaz lotsjellës dhe plumba.

Hebrenjtë fanatikë festojnë “ditën e Kudsit” sipas kalendarit hebre, për të përkujtuar përvjetorin e Luftës së Gjashtëditore kur Izraeli në vitin 1967 okupoi Kudsin Lindor.

Organizatat fanatike hebreje, me rastin e “ditës së Kudsit” që këtë vit përkon me datat 9-10 maj, kishin bërë thirrje për bastisje në Mesxhid Al-Aksa.

/ topchannel

Taget: 180 te plagosurPalestinesulm ndaj palestinezeve
Postimi i rradhës
Tensionet në ‘Selman Stërmasi’, disiplina e FSHF dënon Presidentin, administratorin dhe trajnerin e Kastriotit, nuk shpëton as drejtori i Skënderbeut

Tensionet në 'Selman Stërmasi', disiplina e FSHF dënon Presidentin, administratorin dhe trajnerin e Kastriotit, nuk shpëton as drejtori i Skënderbeut

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Operacioni mbarëkombëtar “Tempulli”, a do t’i lirojë në sallën e gjyqit sic e ka zakon gjyqtari Hektor Sinanaj të pandehurit? (Vendi “sekret” në Muradie ku bëhen pazaret)
  • Ensuida Keputa/ Nga një qytet i vogël, në një konkurs “Mrs. Universal Empire 2023” në Londër
  • Tiranë/ Policia Rrugore me ‘dorë të hekurt’ ndaj shoferëve ‘rebelë’
  • Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, lëviz i sigurt në rrugët e kryeqytetit!
  • E bujshme/ A është Belinda Balluku “non grata” e rradhës e partnerëve ndërkombëtarë?

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.