TIRANË/ Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme ku një mjet tip ‘Opel’ dhe ‘Toyota’ kanë përplasur një motor te bulevardi ‘Migjeni’.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë Fatmir Avdillari 45 vjeç i cili po udhëtonte me motor. Drejtuesja e njërit prej mjeteve është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Fatmir Avdillari personi që është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, konsiderohet si një ndër “të fortët” e Yzberishtit, por edhe të Selitës, disa vite më parë. Ai, së bashku me vëllain e tij Ilir Avdillarin dhe disa persona të tjerë kanë qenë të njohur si anëtarë të “Bandës së Yzberishtit” në vitet ’97-’98, të akuzuar për shumë vepra penale, mes të tjerash edhe vrasje. “Xubi” kishte vetëm një vit që kishte dalë nga burgu, pasi shleu dënimin prej 12 vitesh për vrasje, kur u arrestua sërish për vrasje në vitin 2009 nga Policia e Tiranës.
Një vit pasi doli nga burgu, Fatmir Avdillari u arrestua për vrasjen e Ardian Tahirit, ngjarje e ndodhur më 11 prill 2009, që sipas Policisë ishte kryer për hakmarrje. Policia deklaronte zyrtarisht se Fatmir Avdillari ka pasur dyshime se Ardian Tahiri i kishte vrarë vëllain, Fiqiri Avdillarin, në Athinë.
Gazetari.al ka arritur të sigurojë pamjet dhe videot nga vendi i aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 11.05.2021, rreth orës 14:15, tek bulevardi “Migjeni”, janë përfshirë në aksident mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motorr me drejtues F. A. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motorr shtetasi F.A., rreth 45 vjeç, si dhe është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.