E martë, 7 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Mjekesi

Ja çfarë duhet të bëni për të eleminuar kallot në këmbë… Këto përbërës i kemi të gjithë në shtëpi

Kallot në këmbë, ashtu si dhe myku në to, mund të parandalohen.

12 Maj, 2021
në Mjekesi, Uncategorized
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilla – Kallot në këmbë kthehen në një problem shumë shqetësues gjatë stinës së verës. Nëse vuani nga to, ju rekomandohet që të mos “vraponi” direkt drejt ilaçeve, por të aplikoni përbërësit natyralë të mëposhtëm…

Kallot në këmbë janë një shqetësim i shpeshtë. Por të shumta janë edhe ilaçet për to. Ky shqetësim i cili prek si meshkujt, ashtu dhe femrat, përveçse shkakton dhimbje, rezulton të jetë i bezdisshëm sidomos në verë, kur ekspozimi i këmbëve është i pashmangshëm.

Duhet thënë gjithsesi se pa shkuar tek ilaçet natyrale, kallot në këmbë, ashtu si dhe myku në to, mund të parandalohen. Në këtë kuptim, është e rëndësishme që të gjeni një regjim ushqyerje me bazë frutash e perimesh (për t’i dhënë lëkurës sasinë e duhur të vitaminave), por edhe që të përdorni këpucë të rehatshme.

Femrave kryesisht u drejtohet një paralajmërim: nëse dëshironi të vishni një palë këpucë me taka të bukura, duhet t’i zgjidhni të rehatshme, në mënyrë që anët e këmbëve të mos ju shtrëngohen.

Nëse do të ndaleshim tek “ilaçet” natyrore për të eliminuar kallot dhe mykun në këmbë, nuk do të dinit se cilin të zgjidhnit më parë! Janë me të vërtetë të shumta “ilaçet e gjyshes”, të cilat mund të përdoren në këtë rast.

-Së pari, një ilaç natyral kundër kallove në këmbë është limoni, për t’u aplikuar të paktën, gjatë gjithë natës (një fetë ose pak lëng nga kjo frutë).

-Edhe xheli me bazë Aloe vera është një zgjidhje e mirë për problemet që shfaqen te këmbët. Ju mund të përgatisni një përzierje me xhelin e 3-4 gjetheve të Aloe veras me disa pika vaj susami, dhe atë ta vendosni në pjesët me kallo, duke i vënë një garzë, për disa orë.

-Një ilaç tjetër i vlefshëm natyral kundër kallove është papaja. Lëngu i kësaj frute vepron si një medikament i vërtetë për këtë problem. Ai duhet aplikuar te kallot me doza të vogla, maksimumi një gjysmë lugë gjelle.

-Një tjetër ilaç natyral kundër kallove në këmbë, është tërshëra. Në këtë rast, një dush i këmbëve me ujë të ngrohtë dhe lyerja e tyre me tërshërë (ose miell tërshëre), do t’i japë lehtësi këmbëve të prekura nga kallot.

-Në rast se ju ndodhet në shtëpi, ju mund të përdorni edhe një përbërës tjetër natyral të vlefshëm kundër kallove: bimën e ashtuquajtur edera (bimë zbukuruese në formë dredhke). Gjethet e ederës duhen lënë 12 orë në uthull, më pas duhen vënë mbi kallo të cilat duhet t’i lidhni me një fasho të shtrënguar mirë për disa orë.

– Një ndër mënyrat më të thjeshta për të trajtuar kallot është trajtimi i tyre me kripë. Ju duhet të merrni një enë me ujë të ngrohtë (legen) dhe në të hidhni një grusht kripë. Rekomandohet që për efekt sa më të mirë, të përdorni kripën “epsom”. Fusni këmbët në legenin me ujë të ngrohtë për 10 minuta, më pas merrni një limë për këmbët dhe me të fërkoni pjesën e kallos, duke formuar lëvizje rrethore për disa minuta.

Lajini këmbët me ujë të pastër për të hequr qelizat e vdekura dhe sigurohuni që t?i thani mirë me peshqir. Në fund mund të përdorni një krem të trashë në pjesën e thembrave për të ruajtur butësinë e këmbës.

– Soda e gatimit vepron si një eksfoliator natyral, kristalet që gjenden te soda ndihmojnë në pastrimin e lëkurës së ashpër. Njësoj si në rastin e kripës, ju duhet të merrni një legen me ujë të ngrohtë dhe në të të hidhni tre lugë gjelle sodë. Vendosni këmbët në të dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Me ndihmën e një skrabi mund të fërkoni këmbët dhe pjesën e kallos që zbutet duhet ta fërkoni me ndihmën e një guri smeril. Pas këtij procesi, fshijini këmbët mirë me një peshqir të thatë dhe vendosni në to një krem zbutës.

Pra, kundër të kallove ka vërtet shumë zgjidhje natyrale. Nëse nuk preferoni këto që ju këshilluam, mund t’i drejtoheni medikamenteve dhe produkteve të kozmetikës, të cilat për hir të së vërtetës janë shumë të kushtueshme.

Taget: aloe verakallo ne kembekripelimonsodetershere
Postimi i rradhës
Personaliteti i qenit tuaj ndryshon me moshën

Personaliteti i qenit tuaj ndryshon me moshën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • INVESTIGIM/ Kastriot Gurra i Librazhdit “vjedh” lodrat e fëmijëve, faturon 35 milionë këndin që vlen 4750 euro (Dokumentet)
  • ‘Së bashku ne mundemi’ Vodafone për Turqinë dhe Sirinë!
  • Kompanitë e Allajbeut “ngrohtë” nëpër offshoret hollandeze, aksionerja Tërshana fiton tendera me gara fiktive
  • Jonida Vokshi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e foshnjes
  • Vdekja e dy grave në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’/ Aktivistët protestojnë: Mjekët i shohin pacientet si burim parash

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.