E enjte, 30 Mars, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Politike

Përballja e parë e Bashës me kritikët! Kryedemokrati mbledh të dielën Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të PD për zgjedhjet e 25 prillit

12 Maj, 2021
në Politike
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD, Lulzim Basha do të mbledhë këtë të diel Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të partisë, takim që vjen pas kontestimit të rezultatit të zgjedhjeve në 9 qarqe.  Mbledhja me anëtarët e Kryesisë do të zhvillohet në orën  17:00, në selinë blu, ndërsa dy orë më pas kryedemokrati Basha do të takojë edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Është zbardhur edhe mesazhi që sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gamzent Bardhi i ka drejtuar anëtarëve të Kryesisë, ku bëhet me dije se në rend të ditës do të jenë diskutimet  dhe vendimet që do të merren pas situatës së krijuar me atë që PD e konsideron “masakër elektorale”.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë!

Ditën e dielë, datë 16 Maj 2021, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend ditë: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.

Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Mbledhjet do të zhvillohet në selinë e Partisë, në sallën e Grupit Parlamentar, Kati i II.

Ju lutem merrni masat për pjesëmarrjen tuaj!”, shkruhet në mesazhin e Bardhit.

Në takimin e nesërm prite të ketë debate pasi do të jetë edhe përballja e par ëe Bashës me kritikët e tij, ish-Presidentin Bujat Nishanin dhe anëtarin e Kryesisë, Fatbardh Kadillin. Kujtojmë se që pas humbjes së zgjedhjeve nga ana e Partisë Demokratike, drejtues të rëndësishëm të strukturave të kësaj force politike, kanë kërkuar me ngulm largimin e Bashës nga drejtimi i partisë. I pari që e kërkoi dorëheqjen e Bashës  ishte Kadilli, më pas ish presidenti Bujar Nishani dhe Arben Ristani. Më pas kërkesa për largimin e Bashës u pasua nga një numër shumë i madh demokratësh të tjerë.

Basha iu përgjigj sot kritikëve të tij, ku nga Lezha tha se mirëpret kritikat brenda PD ndërsa theksoi se do të ketë zgjedhje për kryetarin e kësaj partie, duke iu referuar zgjedhjeve në korrik që kjo parti do të mbajë. Ata që janë “lodhur” nga beteja kundër Ramës, Basha i konsideroi “skllevër” të këtij të fundit.

PD ka ankimuar rezultatin e 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës, si edhe në 8 qarqe të tjera me argumentin e PS-ja ka blerë masivisht votat nga individë me rekorde kriminale, se ka dhënë leje legalizimesh , ndihma ekonomike, pagesa për tërmetin për vota në favor të socialistëve. Surprizë në kërkesën e tyre ishte se nuk kërkonin rinumërim të votave, por direkt rivotim në këto qarqe, përveç atyre ku dolën fitues.

/ Shqiptarja.com

Taget: Bujar NishaniKadilliKeshilli KombetarLulzim BashaPD
Postimi i rradhës
4 vite më vonë: Postimi i fundit i Miley-it, dedikim dashurie për Liam & shtëpinë e humbur

4 vite më vonë: Postimi i fundit i Miley-it, dedikim dashurie për Liam & shtëpinë e humbur

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • “Korsia preferenciale e shërbimit” kush ka lekë shërohet/ Sejrani: Vonesa, deri në mohim
  • “Korsia preferenciale e shërbimit” në spitale/ Sejrani: Vonesa deri në mohim të aksesit për këto grupe
  • Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2023’’
  • Tiranë/ Aksion policor, 23-vjeçarit i gjendet armë dhe municion luftarak (Emri)
  • Intervista/ Lulzim Veliu: BE-SHBA me dy standarte, në njërën anë shtet multietnik e në anën tjetër Asociacion monoetnik

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.