E martë, 7 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Aktualitet

Disa persona refuzojnë marrjen e dozës së dytë të vaksinës/ Mjeku shqiptar në Spanjë ngre alarmin: Nuk mund të arrihet…

CDC thotë se deri në javën e parë të majit, rreth 8% e personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës, e kanë refuzuar marrjen e dozës së dytë.

13 Maj, 2021
në Aktualitet
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Në fillimet e pandemisë, njerëzit e shihnin shpëtimin vetëm tek vaksinat. Por tashmë që vaksina nuk është më një ëndërr ekspertët e shëndetit po vënë re se njerëzit pasi kanë marrë dozën e parë, e kanë neglizhuar të dytën.

CDC (Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes) thotë se deri në javën e parë të majit, rreth 8% e personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës, e kanë refuzuar marrjen e dozës së dytë.

Kjo ka ngritur shqetësimin tek autoritet, sepse në këtë mënyrë mund të mos arrihet asnjëherë imuniteti i tufës, i cili do t’i jepte fund pandemisë.

Në një lidhje “Skype” për “Wake Up” nga Spanja, mjeku shqiptar, Kita Sallabanda Diaz theksoi se një dozë e vetme e vaksinës nuk është e mjaftueshme për t’u mbrojtur nga covid-19.

“Ky është një fakt që është i vërtetë. Duhet të sqarojmë dy gjëra të rëndësishme. E para, mbrojtja që kemi ne ka dy shkallë. Shkalla e parë është me formimin e antitrupave qe ne mund t’i dallojnë në mënyrë masive me kontrollin e testeve të antitrupave. Faza e dytë është ajo që quhet imuniteti qelizor, që është më vështirë të kontrollohet me analiza, pasi është i kushtueshëm, por përsëri ne kemi filluar ta kontrollojmë.

Me vetëm një vaksinë ne nuk arrijmë të kemi atë që quhet imuniteti i antitrupave, nuk kemi një imunitet të plotë ndaj covid-19. Ky është një qëndrim krejtësisht absurd. Sa më tepër vaksinojmë, më pak të sëmurë kemi, më pak vdekje kemi. Ka një grup njerëzish që e kanë kaluar covid-19 dhe ndoshta te ky grup njerëzish është e rekomandueshme edhe në Itali e Spanjë të bëjnë vetëm një dozë.

Por, vetëm ata që e kanë kaluar edhe kjo bëhet vetëm me një test të antitrupave. Të shihet sa antitrupa ka pas dozës së parë dhe pastaj të merret vendimi. Por, ka filluar të futet mendimi të bëjmë një dozë të tretë të vaksinës pas 8 muajsh, sepse kanë parë që ka rënë niveli i mbrojtjes”, sqaroi mjeku i njohur.

Por kush janë arsyet që i shtyjnë njerëzit të mos marrin dozën e dytë?

Në fakt arsyet e refuzimit të dozës së dytë sipas ekspertëve të shëndetit, janë disa.

E para sepse njerëzit mund të kenë frikë nga efektet anësore që mund të shkaktojë vaksina, e dyta nga keqinformimi në lidhje me efektivitetin që mund të krijojë vaksinimi i plotë, ndryshe nga një dozë, por ka dhe arsye të tjera.

/ Top Channel

Taget: CDCCovid-19doza e vaksinimit
Postimi i rradhës
”Dashuria e nënës” fiton Istanbul Photo Awards 2021

”Dashuria e nënës” fiton Istanbul Photo Awards 2021

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Kompanitë e Allajbeut “ngrohtë” nëpër offshoret hollandeze, aksionerja Tërshana fiton tendera me gara fiktive
  • Jonida Vokshi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e foshnjes
  • Vdekja e dy grave në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’/ Aktivistët protestojnë: Mjekët i shohin pacientet si burim parash
  • “Deri në 10 mijë viktima”, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së bën parashikimet për pasojat e tërmetit të fortë në Turqi
  • Bëhuni gati për dimër/ Temperatura deri në -11, IGJEUM sqaron parashikimin e motit për ditët në vijim

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.