E martë, 7 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Opinion/Analize

Trembuni vetëm nga një nënë, një motër, një grua shqiptare

Zamira Durda është e njëjta nënë, grua, motër-shqiponjë që pret Drejtësinë për djalin e saj, sepse ajo e kupton atë që shumë e shumë të tjerë nuk e kuptojnë dot...

13 Maj, 2021
në Opinion/Analize
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Sot është Bajram dhe Zoti e Natyra kërkojnë nga ne të jemi të mirë. Kështu do të ishte në një botë të drejtë, të paqtë dhe me harmoni. Në atë botën ku njerëzit, që në fillimet e qytetërimit, vranë mendjen, e për të rregulluar e harmonizuar bashkëjetësën e vështirë, u ndriçuan me Zotin e Drejtësisë. Qysh në mitologjinë greke, (që mund të jetë edhe shqiptare për shkak të kufijve që aso kohe ishin pa kufi), njerëzimi kërkoi Drejtësi.

Eshtë kjo arsyeja jetike dhe primare që na bën të mos jemi ende të qetë edhe në ditën e paqtë e të magjishme të Bajramit: Mungesa e Drejtësisë në vendin tonë të bukur, në këtë cep magjik të Ballkanit.

Zamira Durda i ka ende të pambyllura plagët e djalit të saj të vogël Edisonit, i cili vetëm 7 vjeç, ndërsa luante me biçikletën e tij mes gjelbërimit të fshatit të vogël të Gërdecit, do të humbte jetën në shpërthimin e 15 marsit 2008. Bashkë me të humbën jetën 25 të tjerë, punëtorë të demontimit të municioneve e fshatarë të zonës.

Drejtësia e vjetër e mbylli pa drejtësi çështjen, ku e gjithë Shqipëria njeh në detaje jo vetëm kush ishte dora e babëzisë që kërkoi të pasurohej duke krijuar një superbiznes pa asnjë lloj sigurie, e gjithë Shqipëria njeh hap pas hapi se si një Shtet u vu në shërbim të kapriçove dhe urisë për para të një familjeje, por sheh e vazhdon të pësojë talljen e njerëzve të pasuruar me atë biznes që sot shijojnë luksin, duke sfiduar moralin, ligjin dhe logjikën. Madje, këmbëngulën të rimerrnin pushtetin për të varrosur përgjithmonë apo për të ribërë akoma gjëra të tmerrshme.

Një nënë shqiptare di të përballojë dhimbjen, di të përballojë humbjen e një njeriu të shtrenjtë, por një nënë, një grua, një motër shqiptare nuk duron dot padrejtësinë. Jua kujtoj shpesh Ornela Canajn, motrën që gjeti në vrimë të dreqit (në SHBA me identitet të rremë) vrasësin e motrës dhe të nënës së saj, Aldës 16 vjeçare dhe Mbarimes që e mbulonte me trupin e vet ndërsa ish-shikasi i çmendur qëllonte se ndjehej i refuzuar në fantazitë e tij të dashurisë. E patë Ornelën edhe kur sistemi hileqar i drejtësisë së korruptuar dhe medias së kalbur donin ta lironin vrasësin? U shfaq si një shqiponjë për t’i dhënë goditjen e fundit që meritonte duke detyruar të rikthehej në burgun përjetë që meritonte.

Zamira Durda është e njëjta nënë, grua, motër-shqiponjë që pret Drejtësinë për djalin e saj, sepse ajo e kupton atë që shumë e shumë të tjerë nuk e kuptojnë dot: Nëse padrejtësia ngrihet në sistem, atëherë sot goditi vogëlushin e Zamirës, por nesër e gjithmonë mund të godasë të gjithë pa përjashtim. Derisa ekuilibri të vendoset, Zamira e tha vetë: Unë edhe një kasolle mund të kaloj ditët e mia, vetëm për djalin dua Drejtësi. Një grua të tillë, nuk e ndal dot askush. Gra si Zamira, Ornela, bëjnë histori.

/ Analizë nga Alba Malltezi

Taget: Alba MallteziGerdecZamira Durda
Postimi i rradhës
Miqësia që përfundoi në një dasmë mbretërore e një familje të madhe, detaje nga njohja e Kate dhe William

Miqësia që përfundoi në një dasmë mbretërore e një familje të madhe, detaje nga njohja e Kate dhe William

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • INVESTIGIM/ Kastriot Gurra i Librazhdit “vjedh” lodrat e fëmijëve, faturon 35 milionë këndin që vlen 4750 euro (Dokumentet)
  • ‘Së bashku ne mundemi’ Vodafone për Turqinë dhe Sirinë!
  • Kompanitë e Allajbeut “ngrohtë” nëpër offshoret hollandeze, aksionerja Tërshana fiton tendera me gara fiktive
  • Jonida Vokshi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e foshnjes
  • Vdekja e dy grave në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’/ Aktivistët protestojnë: Mjekët i shohin pacientet si burim parash

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.