E hënë, 6 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Aktualitet

Rama: Çdo krim ndaj territorit i barabartë me të tjerët, vendosim kontroll absolut! Nuk ka policë në zonat turistike për abuzimet

14 Maj, 2021
në Aktualitet, Ekonomi, Politike
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtja e Territorit dhe zbatimi rigoroz i Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme, nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore, duhet të bëhen urgjentisht prioritet i njëjtë me luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit për Policinë e Shtetit.

Ky është mesazhi dhe objekti që do të shpaloset sot nga Qeveria shqiptare në një aktivitet të posaçëm, ku do të flitet pikërisht për këto çështje kaq të rëndësishme për Shqipërinë sot. Në aktivitetin që filloi rreth orës 11:00 është i pranishëm edhe Kryeministri Rama, ministrat  Bledi Çuçi, Etilda Gjonaj dhe Blendi Klosi, drejtuesit e policisë dhe drejtori i ri i INUK.

Kryeministri Edi Rama duke folur për aktivitete të paligjshme tha se ndërtimet pa leje rrisin koston e përbashkët. Ai  tha se çdo krim ndaj territorit është i pabarabartë me të tjerët dhe se policia duhet të jetë në gatishmëri. Përfshirjen e policisë në kontrollin e ndërtimeve pa leje, kryeministri Edi Rama e argumentoi se zotërimin e kapaciteteve. Rama mori shembull rastet kur polici shkon deri në fund të botës për një çati apo mur të ndërtuar pa leje, por nuk ka zellin të shkojë te ndërtimet në buzë të rrugës në zonat bregdetare.

“Me ndërhyrjet e fundit në kodin penal në ligjin për disiplinimin e ndërtimev edhe nga ana tetër kërkohet një paketë e re aktesh nënligjore. Të gjitha përgjegjësitë dhe ndërveprimet të jenë të qartë për të gjithë. Është e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë këtu në rradhë të parë se çdo ndërtim pa leje sot rrit në mënyrë të ndjeshme kostot e përbashkëta nesër. Duke cënuar pronën publike apo private duke cënuar planet e zhvillimit buxhetin e shtetit pasi vetiu kthehet në një çështje sociale apo financiare si rezultat i inertësisë së një procesi legalizimesh që përndryshe ska për të përfunduar kurrë në rast se nuk vihet pika fund.

Kemi ndërtimet me leje që bëhet vatra abuzive ku mbi lejen e dhënë ndërtohen volume të tjera dhe krijohen deformime të mëdha me kosto për komunitetin zhvillimin dhe për të ardhmen. Që policia e shtetit e ka kapacitetin ta kontrollojë në çdo centimetër territorin këtë e tregon 1 fakt i thjeshtë. Kur vjen pun për një murë një çati në fund të botës në zona rurale gjendet polici që shkon atje dhe që i kërkon llogari një fshatari. Për abuzime në zona turistike në buzë të rrugës që nga Velipoja deri në sarandë atëherë çuditërisht nuk gjendet i njëjti polic i zellshëm.Vendosim kontroll absolut në territor.

Paketë aktesh rregullatore mbi të cilat duhet të funksionojë kjo fazë e re ku sikurse e tha dhe ministri i brendshëm çdo krim ndaj territorit duhet të jetë për policinë i barasvlefshëm me çdo aspekt të saj që nga krimi korrupsioni te trafiku i lëndëve narkotike.  E pamundur të vazhdojë të tolerohet një situatë e tillë”, tha Rama.

Taget: Edi Rama
Postimi i rradhës
AMF: Si do të zgjidhen me marrëveshje dëmet e aksidenteve me vlerë deri në 30 mijë lekë pas 1 korrikut

AMF: Si do të zgjidhen me marrëveshje dëmet e aksidenteve me vlerë deri në 30 mijë lekë pas 1 korrikut

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Bëhuni gati për dimër/ Temperatura deri në -11, IGJEUM sqaron parashikimin e motit për ditët në vijim
  • Paralajmërimi i mjekes: Mos i injoroni asnjëherë të qarat e fëmijës
  • Ja cilat grupmosha rrezikohen më shumë nga çrregullimet e të ngrënit
  • U dha informacion që të shmangnin kontrollet e bluve, pezullohet inspektori në policinë e Gramshit
  • Luiz Ejlli thyen rekord, në “TOP 3” këngët më të klikuara të Eurovisionit

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.