E martë, 7 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Politike

Do hapen kutitë në 24 qendra votimi në qarkun Berat! KAS: Do merren si provë vetëm disa nga materialet e LSI! PD-së i pranohet kërkesa për rastet e votimit të dyfishtë, i rrëzohet ajo për prova shtesë

KAS vendosi me shumicë votash të mos marrë prova të reja nga institucione të tjera, seanca të hënën në orën 10:00

15 Maj, 2021
në Politike
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

KAS në mbledhjen e sotme ka vendosur të hap kutitë në 24 qendra votimi që janë kërkuar nga LSI dhe PD për qarkun e Beratit, ku pranoi si prova disa nga materialet e dorëzuara nga ky subjekt politik.

“Ngarkohet administrata e KQZ-së për të marrë të gjitha masat për transportin dhe hapjen e kutive të sipërpërmendura për administrim e provave të sipërcituara. KAS me shumicë votash vendosi mospranimin e kërkesës së PD-AN për marrjen e  provave dhe informacioneve shtesë të cituara në kërkesën ankimore. Me kërkesë timen dhe Ledio Brahos, dy anëtarëve të KAS, vendosëm të administrojmë si provë të dhënat e kryqëzuara së pajisjes së identifikimit të zgjedhësve të zonës zgjedhore qarkut Berat për të bërë të mundur evidentimin e votimeve të dyfishta ose familjare sipas pretendimit të bërë nga PD-AN”, tha anëtari i KAS Elvis Çefa.

Ndryshe nga Gjikorastra, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mund të kërkojë informacione shtesë nga institucionet shtetërore, për të vërtetuar  nëse janë kryer shkelje të Kodit Zgjedhor në qarkun e Beratit gjatë zgjedhjeve të 25 prillit dhe për këtë arsye, mbledhja e së premtes u mbyll pa vendimmarrje.

Partitë e opozitës paraqitën dje në KAS provat e tyre në lidhje me pretendimet që kanë për procesin zgjedhor, ku nuk munguan edhe debatet, më i ashpri ishte ai mes Përfaqësuesit të demokratëve Mirash Logu dhe anëtarit të KAS, ish ministër i PD, Ilir Rusmajli të cilit i kërkoi transparencë.

Partia Demokratike pretendon se në Berat, socialistët blenë votat me 50 mijë lekë, ndërsa akuzojnë se shteti u vendos në dispozicion të kandidatëve të PS.Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim pretedon se në Qarkun e Beratit kësaj force politike iu mor mandati për 77 vota, duke akuzuar për shkelje të rënda gjatë procesit të votimit. Por për Partisë socialiste pretendimet e opozitarëve janë të pabaza.

Taget: BERATKASLSIPD
Postimi i rradhës
Përfundojnë procedurat/ Ja kur hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Itali për njohjen e patentave

Përfundojnë procedurat/ Ja kur hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Itali për njohjen e patentave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • INVESTIGIM/ Kastriot Gurra i Librazhdit “vjedh” lodrat e fëmijëve, faturon 35 milionë këndin që vlen 4750 euro (Dokumentet)
  • ‘Së bashku ne mundemi’ Vodafone për Turqinë dhe Sirinë!
  • Kompanitë e Allajbeut “ngrohtë” nëpër offshoret hollandeze, aksionerja Tërshana fiton tendera me gara fiktive
  • Jonida Vokshi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e foshnjes
  • Vdekja e dy grave në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’/ Aktivistët protestojnë: Mjekët i shohin pacientet si burim parash

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.