E martë, 7 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Aktualitet

Juristi i PD-së: Ja 10 pyetjet për të cilat KAS nuk ka përgjigje

15 Maj, 2021
në Aktualitet, Politike
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË/ Marash Logu, juristi i Partisë Demokratike pranë Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS), ka reaguar pas rrëzimit të kërkesës së PD për të sjellë prova shtesë në KAS. Në një postim në rrjetet sociale, Logu i drejton KAS 10 pyetje publike, ku pyet pse ky organ në varësi të KQZ refuzon të kërkojë prova nga SPAK, Kadastrat, Ministritë dhe Bashkitë e linjës.

Postimi i plotë i Marash Logut:

10 pyetje publike për komisionin e ankimeve dhe sanksioneve (KAS)

  1. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme për 180 kallëzimet penale të PD-së?
  2. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova Agjencisë Shtetërore të Kadastrës mbi numrin e legalizimeve të dhëna gjatë periudhës zgjedhore?
  3. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova administratës publike, bashkive dhe kompanive shtetërore mbi numrin e të punësuarve gjatë periudhës zgjedhore?
  4. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova Ministrisë së Financave për 63 milionë euro paga më shumë gjatë periudhës zgjedhore se një vit më parë?
  5. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 61 bashkive për 2.6 milionë euro më shumë ndihmë ekonomike gjatë periudhës zgjedhore se një vit më parë?
  6. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova bashkive socialiste për 125 milionë euro të dhëna gjatë periudhës zgjedhore ose 89 herë më shumë se 15 muajt e fundit?
  7. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova Agjencisë së Prokurimeve Publike për numrin e tenderave, koncensioneve dhe PPP-ve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore?
  8. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova SHISH për numrin e rasteve të referuara agjencive ligjzbatuese, lidhur me krimet zgjedhore?
  9. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova Drejtorisë së përgjithshme të Gjendjes Civile për numrin e qytetarëve që transferuan adresat e tyre në vitin parazgjedhor?
  10. Lista mund të vazhdojë, por #kryepyetja mbetet: PSE KAS REFUZON TË BËJË TRANSPARENCË TË PLOTË PËR SHQIPTARËT MBI MASAKRËN ZGJEDHORE TË 25 PRILLIT?!

Partia Demokratike ka ankimuar në KAS rezultatin e zgjedhjeve për 9 qarqe ku kërkon rivotim, ndërsa LSI ka bërë ankimimin për 5 qarqe ku kërkon rinumërim dhe rivlerësim të votave. Pas rrëzimit që KAS iu bëri kërkesave të opozitës për qarkun e Gjirokastrës, situata ka ndryshuar me qarkun e Beratit. Në një klimë të fortë debati me anëtarët e KAS, u vendos rihapja e kutive në 24 qendra votimi në Berat, duke pranuar kërkesën e LSI për të patur rinumërim në këto qendra. KAS vendosi që do të merren si prova dokumentet për 24 qendrat e kërkuara nga LSI dhe se do të jetë administrata e KQZ që do të merret me transportin dhe hapjen e kutive. LSI pretendon se kutitë në këto qendra janë të mbushura me më shumë fletë votimi sesa votuesë. Me administrimin e provave do të vendoset nëse do të ketë një rinumërim ose jo në këto kuti.

Taget: Ivi KasoKASZgjedhjet e 25 prillit
Postimi i rradhës
Nesër lahen muret e tunelit të Krrabës, ARRSH: Do jetë i mbyllur nga ora 21:00-deri në orën 06:00 për një muaj rresht

Nesër lahen muret e tunelit të Krrabës, ARRSH: Do jetë i mbyllur nga ora 21:00-deri në orën 06:00 për një muaj rresht

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • INVESTIGIM/ Kastriot Gurra i Librazhdit “vjedh” lodrat e fëmijëve, faturon 35 milionë këndin që vlen 4750 euro (Dokumentet)
  • ‘Së bashku ne mundemi’ Vodafone për Turqinë dhe Sirinë!
  • Kompanitë e Allajbeut “ngrohtë” nëpër offshoret hollandeze, aksionerja Tërshana fiton tendera me gara fiktive
  • Jonida Vokshi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e foshnjes
  • Vdekja e dy grave në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’/ Aktivistët protestojnë: Mjekët i shohin pacientet si burim parash

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.