E hënë, 23 Maj, 2022
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Lamallari justifikohet: Elbasani ka kriminalitet normal. Kemi ngritur grupe hetimore në qytetet problematike

15 Maj, 2021
në Aktualitet, Politike
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Zëvendësministri i Brendshëm Besford Lamallari, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, foli ndër të tjera edhe për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Llamallari theksoi se vrasja e Xhuvanit njollosi procesin zgjedhor në vend.

“Për një muaj isha në postin e titullarit në Ministrinë e Brendshme. Detyrën e mora në kohë zgjedhjesh dhe MB është akuzuar në tërësi se përfshihet në zgjedhje, por garantoj se strukturat tona nuk kanë përfshirje të asnjë lloji. Subjektet politike vazhdojnë me akuzat, edhe pse Policia e Shtetit vlerësohet edhe nga organizmat ndërkombëtarë. Çdokush që ka diçka ndaj policisë, mund të shkojë në SHÇBA ose në Prokurori.

Ngjarja ishte kriminale në Elbasan, që për fat të keq njollosi procesin zgjedhor. Ishte reminishencë e së shkuarës, ku politika përherë ka ndërhyrë në procese zgjedhore. Ka pasur nxitje dhune, apo përdorimi i njerëzve si mish për top ose krijimi i strukturave që nuk janë normale për Shqipërinë e 2021. Elbasani ka një kriminalitet normal, diku tek 7 përqind”, tha Llamallari.

Besford Lamallari shtoi se Policia e Shtetit ka ngritur grup hetimor në qytete problematike në lidhje me krimin si Elbasani dhe Vlora.

“Grupet kriminale janë aktive brenda dhe jashtë vendit. Policia është për të garantuar siguri dhe besim tek publiku. Sot Europa po kërcënohet nga krimi i organizuar, kryesisht nga trafiku i drogës. Janë rreth 180 shtetasi të grupeve kriminale që veprojnë në BE. Europol shprehet se lufta mes bandave të trafikut të drogës është po ashtu e madhe. Krimi i organizuar është kthyer problem jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Holandë, Itali etj. Ka edhe vrasje që lidhen me ndërveprimet e grupeve kriminale, por për çdo rast duhet hetuar deri në fund. Kemi ngritur grup hetimor në Elbasan dhe në Vlorë dhe po bashkëpunojmë me Europol”, u shpreh Lamallari.

Taget: Besford LamallariPjerin Xhuvani
Postimi i rradhës
Gjyqtarët e shkarkuar nën hetim ‘sekret’/ Ikën nga ‘pushteti’ por nuk kanë shpëtuar, SPAK po u kontrollon pasuritë

Gjyqtarët e shkarkuar nën hetim 'sekret'/ Ikën nga ‘pushteti’ por nuk kanë shpëtuar, SPAK po u kontrollon pasuritë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • ​Kryetari i ri i PD-së, mbyllet procesi i votimit në Fier, Gjirokastër e Lezhë
  • Nuk ka surpriza, Sali Berisha pritet të rimarrë drejtimin e PD, procesi i numërimit drejt fundit
  • Deti i verdhë! Në Shëngjin e Velipojë del pluhur në breg, dyshohet se është polen
  • Puka turistike, 200 alpinistë profesionistë bashkohen për ta promovuar
  • Michael Schumacher, ku shkoi pasuria prej 900 milionë dollarësh? Testamenti i firmosur tre vite p…

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.