E martë, 7 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Politike

Debate në mbledhjen e Kryesisë së PD, Kadilli-Bashës: Je humbës i përsëritur prej defekteve personale, jep dorëheqjen e parevokueshme! Kreu i PD: 25 prilli, masakra më e madhe elektorale

16 Maj, 2021
në Politike
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

‘Je humbës i përsëritur prej defekteve personale, jep dorëheqjen e parevokueshme”. Kjo është kërkesa që i ka bërë para pak minutash Lulzim Bashës Kandidati për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli, në mbledhjen e Kryesisë së kësaj force politike e cila po zhvillohet në këto momente.

Ndërkohë që Report Tv mëson se Lulzim Basha ka thënë se në PD ka vend për të gjithë demokratët por nuk mund të ketë vizione të ndryshme për 25 prillin. Sipas tij 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore në historinë e pluralizimit. Basha i ka thënë anëtarëve të Kryesisë së PD se Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe jo kurrë për një hajdut tjetër me te madh, apo një ortak me te zote te bandave dhe mafias.

Mbledhja e sotme do të shënojë edhe përballjen e parë të Bashës me kritikët e tij në PD, të cilët i kërkojnë dorëheqjen pasi e bëjnë përgjegjës për humbjen në zgjedhje. Bëhet fjalë për Fatbardh Kadillin anëtarin e kryesisë i cili ka shpallur publikisht kandidaturën për kreun e PD, si  dhe Bujar Nishanin kryetarin e Këshillit Kombëtar, i cili kërkon largimin e Bashës dhe reformimin e partisë.

Në mes të “luftës” që ka nisur brenda demokratëve, kritikët e Bashës pjesë e grupimit për PD kanë nisur takimet me bazën e partisë në rrethe. Një ditë para mbledhjes së kryesisë së PD dhe Këshillit kombëtar ish- presidenti Nishani zbriti në Korçë ku përsëriti kërkesën për largimin e Bashës dhe reformimin e PD. Ndërsa aleati Arjan Starova tha se Basha s’ka prova për masakër zgjedhore.

Të vazhdueshme kanë qenë kritikat dhe thirrjet nga rradhët e PD ku i kanë kërkuar Bashës largimin. Një prej tyre ka qenë edhe ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha, i cili duke komentuar deklaratën e Bashës i cili tha se i mirëpret kritikat brenda PD, tha se kryedemokrati nuk e kishte mbledhur kryesinë e partisë që nga qershori i vitit 2020. Në një kohë që situata nuk duket e qetë brenda partisë, pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në mbledhjen e kryesisë së këshillit dhe nëse do të merret ndonjë vendim.

Taget: Fatbardh KadilliLulzim Basha
Postimi i rradhës
Basha, mes përrallës dhe historisë?!

Basha, mes përrallës dhe historisë?!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Kompanitë e Allajbeut “ngrohtë” nëpër offshoret hollandeze, aksionerja Tërshana fiton tendera me gara fiktive
  • Jonida Vokshi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e foshnjes
  • Vdekja e dy grave në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’/ Aktivistët protestojnë: Mjekët i shohin pacientet si burim parash
  • “Deri në 10 mijë viktima”, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së bën parashikimet për pasojat e tërmetit të fortë në Turqi
  • Bëhuni gati për dimër/ Temperatura deri në -11, IGJEUM sqaron parashikimin e motit për ditët në vijim

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.