E martë, 7 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Aktualitet

Dita e tretë pa asnjë të intubuar! Situata nga COVID-19, rritet numri i viktimave. MSH: Në 24 orët e fundit 3 humbje jete, 37 raste të reja

16 Maj, 2021
në Aktualitet
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- 3 viktima dhe 37 raste të reja me COVID-19, ky është bilanci i koronavirusit në Shqipëri për 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë 3 pacientë të moshave 51-84 vjeç, nga Elbasani, Cërriku dhe Fiero. Brenda 24 orëve, janë kryer 1862 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 37 qytetarë, ndërsa janë shëruar 1,231 të tjerë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 85 pacientë nga të cilët 10 pacientë janë në terapi intensive. Ndërkohë që vihet re që edhe sot, për ditën e tretë, nuk ka asnjë të shtruar në intubim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1862 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 37 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 8 raste në Korçë, 4 raste në Shkodër, Vlorë, 3 raste në Pogradec, 2 raste në Devoll, Librazhd, 1 rast në Durrës, Fier, Tropojë, Gjirokastër, Dropull. Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,231 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 124,312 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 85 pacientë nga të cilët 10 pacientë janë në terapi intensive. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 51-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (16 Maj 2021)
Raste të reja ditore 37
Të shëruar në 24 orë 1,231
Të shtruar në spitale 85
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1,862

Testime totale 676,757
Raste pozitive 132,015
Raste të shëruara 124,312
Raste Aktive 5,271
Humbje jete 2,432

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4137
Shkodër 219
Fier 125
Korçë 196
Gjirokastër 135
Durrës 64
Vlorë 113
Elbasan 75
Lezhë 87
Berat 57
Kukës 29
Dibër 34

Taget: COVID ne Shqiperiministria e shendetesise
Postimi i rradhës
Messi nënshkruan në Miami… por vetëm për këtë apartament tani për tani

Messi nënshkruan në Miami… por vetëm për këtë apartament tani për tani

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • INVESTIGIM/ Kastriot Gurra i Librazhdit “vjedh” lodrat e fëmijëve, faturon 35 milionë këndin që vlen 4750 euro (Dokumentet)
  • ‘Së bashku ne mundemi’ Vodafone për Turqinë dhe Sirinë!
  • Kompanitë e Allajbeut “ngrohtë” nëpër offshoret hollandeze, aksionerja Tërshana fiton tendera me gara fiktive
  • Jonida Vokshi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e foshnjes
  • Vdekja e dy grave në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’/ Aktivistët protestojnë: Mjekët i shohin pacientet si burim parash

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.