E diel, 5 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Aktualitet

E tmerrshme! Dy nxënës të shkollës fillore në Prishtinë ushtruan dhunë seksuale ndaj të miturës, institucionet përgjegjëse heshtin

16 Maj, 2021
në Aktualitet, Rajoni
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Të martën e kaluar (11.05.2021), ka ndodhur një ngjarje skandaloze në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Në oborrin e kësaj shkolle disa nxënës të klasës së shtatë kanë ngacmuar seksualisht një vajzë të po kësaj shkolle të klasës së parë.

Të miturit me vetëdije të plotë aktin e tyre, e xhirojnë dhe tallen me vajzën, e cila tenton të mbrohet. Madje ata qeshin dhe xhiruesi (djali i tretë në këtë akt), i tregon që tashmë ka lëshuar videokamerën dhe po xhiron.

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës si dhe me Prokurorinë e Shtetit kjo video është fshirë nga sistemi i portalit për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Për këtë rast është në dijeni edhe drejtoresha e shkollës, Jehona Oruqi, e cila, sipas burimeve vetëm i ka qortuar nxënësit duke u thënë se nuk është dashur që të shpërndahet kjo video.

(Për shkak të moshës së fëmijëve, të dhënat e tyre janë mbajtur sekret)

Edhe pse është tentuar që të merret një qëndrim nga ana e drejtoreshës Oruqi, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, ajo nuk i është përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve.

Policia e Kosovës ka thënë se lidhur me këtë rast janë marrë të gjitha informacionet e nevojshme, dhe se ky rast është duke u trajtuar bashkë me drejtues të shkollës në fjalë ku edhe ka ndodhur sulmi seksual si dhe me zyrtarë tjerë të Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale si dhe Prokurorinë e Shtetit.

Edhe pse ky ngjarje është e një përmase shumë të shëmtuar dhe që trondit themelet e shoqërisë tonë, nuk i është dhënë vëmendja që duhet nga mediat kryesore.

Së fundmi, në rrjet është përhapur me shpejtësi kjo ngjarje skandaloze, ku artistë dhe lëvizje për të drejtat e njeriut kanë ngritur zërin dhe kanë dënuar këtë fenomen.

Nën moton: “Në shkollë nuk vajta për t’u abuzuar”, ato u kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masa pasi kjo video është filmuar në ambientet e shkollës, aty ku drejtoresha dhe mësuesit e kanë bërë një vesh dhe në sy qorr, duke mos pranuar përgjegjësinë e tyre.

Lëvizja për të drejtat e femrave “Pink Movement”, i ka kushtuar një hapësirë të gjerë kësaj tematike.

“Nisur nga rasti i publikuar i bejme thirrje institucioneve perkatese te marrin masa.
Nje video u publika ku disa djem te klases se 7 filmonin nje vajze ne klasen e pare dhe abuzonin me te.
Video-ja eshte filmuar ne ambientet e shkolles ne Kosove.
Ku ishin mesuesit? Drejtoresha?
Kush mban pergjegjesi? Kush eshte shkarkuar nga puna?
Cfare po ndodh me djemte qe kishin bere kete akt?
A eshte vizituar vajza nga psikologia?
Pse skane reaguar masivisht media?
Flisni per fenomenin jo per femijet e videos.
Mos kerkoni te hiqet video-ja qe NUK tregon fytyra vetem me shpresen se nuk do te behet skandal.
SKANDALI ka plasur si bomb sepse nje vajze e mitur eshte abuzuar!
Sa djem ka Kosova dhe Shqiperia si ata ne video? Askush nuk po i meson ndryshe.
Merrni masa TANI!
Ne shkolle shkojme per te mesuar , JO PER TU ABUZUAR”, shkruhet ne postimin e “Pink Movement”.

Taget: Policia e ShtetitShkolla Faik Konicate mitur
Postimi i rradhës
E FORTË! Ambasadorja e SHBA në OKB: Gati të ndërhyjmë tek Izraeli nëse Palestina kërkon armëpushim

E FORTË! Ambasadorja e SHBA në OKB: Gati të ndërhyjmë tek Izraeli nëse Palestina kërkon armëpushim

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Bëhuni gati për dimër/ Temperatura deri në -11, IGJEUM sqaron parashikimin e motit për ditët në vijim
  • Paralajmërimi i mjekes: Mos i injoroni asnjëherë të qarat e fëmijës
  • Ja cilat grupmosha rrezikohen më shumë nga çrregullimet e të ngrënit
  • U dha informacion që të shmangnin kontrollet e bluve, pezullohet inspektori në policinë e Gramshit
  • Luiz Ejlli thyen rekord, në “TOP 3” këngët më të klikuara të Eurovisionit

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.