E hënë, 6 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Politike

Më 13 qershor PD shkon në zgjedhje! Basha: Do ju tregoj si Rama s’do i vjedhë më votat! Nishani: Situata më kritike në parti prej ’97-s! Kadilli: Basha nuk reflektoi

16 Maj, 2021
në Politike
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Më 13 qershor demokratët votojnë për kreun e ri të Partisë Demorkatike. Propozimi i Gazment Bardhit që u miratua në Kryesi është konfirmuar edhe në Këshillin Kombëtar të partisë. Kështu pas gati 1 muaj demokratët do të shkojnë drejt kutive të votimit për të votuar lidershipin e ri. Vendimi është i miratuar në mënyrë unanime edhe në Kryesi edhe në Këshill Kombëtar. Propozimi u bë fillimisht nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Këshilli Kombëtar miratoi gjithashtu edhe vendimin e kryesisë për përbërjen e komisionit të zgjedhjeve për kryetarin e PD me 13 qershor.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ka spikatur fjala e kreut të këtij institucioni drejtues në PD, Bujar Nishani ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës.  Bujar Nishani ka thënë se kjo është situata më e keqe që ka kaluar PD që prej vitit 1997.

I pyetur nga një prej anëtarëve të KK e cili është mekanizmi që ka ‘që Rama s’do i vjedhë më zgjedhjet’ Basha ka thënë se do e tregojë gjatë fushatës.

Kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli në mbyllje të mbledhjes shprehu vendosmërinë për të vijuar garën e tij deri në zgjedhje më 13 qershor. Ai tha se Basha nuk reflektoi dhe nuk e dha dorëheqjen.

Në mbledhjen e Kryesisë Bardhi propozoi edhe që të analizohet puna e secilit në një mbledhje të veçantë në Kryesi dhe më pas në çdo qendër votimi.  Sipas tij në këtë parti nuk ka asnjë njeri të padobishëm

“I propozoj kryesisë fillimin e procesit zgjedhor për kryetar të PD. Secili prej anëtarëve të Kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësinë ta shpjegojë vizionin tij në institucione, pa paragjykuar askënd, një garë të drejtë e të barabartë, kur demokratët të gjykojmë lidershipin aktual”, ka propozuar Bardhi.

Sipas tij nga 16 deri më 22 maj të bëhet  paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret. Nga datat 24 maj deri më 11 qershor të jetë periudha e fushatës në të gjitha strukturat. Dhe në 13 qershor të bëhen zgjedhjet sipas parimit ‘Një anëtar, një votë’.

Kujtojmë se para se të nisë mbledhja e Këshillit Kombëtar kreu i këtij institucioni Bujar Nishani i ftoi mediat të ishin të pranishme por gazetarët nuk janë lejuar të futen brenda. Nga drejtuesit e Partisë Demokratike është marrë vendimi që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura.

Taget: Këshilli Kombëtar i PDKryesia e PDPD
Postimi i rradhës
A duhet të vaksinohen fëmijët kundër COVID-19?

A duhet të vaksinohen fëmijët kundër COVID-19?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Bëhuni gati për dimër/ Temperatura deri në -11, IGJEUM sqaron parashikimin e motit për ditët në vijim
  • Paralajmërimi i mjekes: Mos i injoroni asnjëherë të qarat e fëmijës
  • Ja cilat grupmosha rrezikohen më shumë nga çrregullimet e të ngrënit
  • U dha informacion që të shmangnin kontrollet e bluve, pezullohet inspektori në policinë e Gramshit
  • Luiz Ejlli thyen rekord, në “TOP 3” këngët më të klikuara të Eurovisionit

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.