E hënë, 6 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Bota

‘Ai është territori ynë’/ Rusia paralajmëron vendet perëndimore mbi Arktik-un: Ne jemi përgjegjës për sigurinë e tij

17 Maj, 2021
në Bota
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

RUSI- Rusia ka paralajmëruar të gjitha vendet perëndimore mbi zotërimin e rajonit të Arktikut. France24 shkruan se Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov paralajmëroi të hënën vendet perëndimore kundër ngritjes së pretendimeve mbi Arktik-un, pasi ngrohja globale po e bën rajonin më të arritshëm nga fuqi të tjera.

Komentet e Lavrov erdhën përpara një takimi ministror të Këshillit të Arktikut që përfshin Rusinë, Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Norvegjinë, Danimarkën, Suedinë, Finlandën dhe Islandën të Mërkurën dhe të Enjten në Rejkavik. Ministri i jashtëm rus u shpreh se “ne do të flasim për këtë sinqerisht” në takimin ministror të tetë vendeve.

“Ka qenë absolutisht e qartë për të gjithë për një kohë të gjatë se ky është territori ynë, kjo është toka jonë. Ne jemi përgjegjës për të siguruar që bregu ynë Arktik është i sigurt. Kur NATO përpiqet të justifikojë përparimin e saj në Arktik, kjo është ndoshta një situatë pak më ndryshe dhe këtu kemi pyetje për fqinjët tanë si Norvegjia të cilët po përpiqen të justifikojnë nevojën që NATO të vijë në Arktik,” tha Lavrov.

Ndërsa ndryshimi i klimës e bën Arktikun më të arritshëm, interesi global për burimet natyrore të rajonit, rrugët e tij të lundrimit dhe pozicioni i tij strategjik është rritur midis anëtarëve të Këshillit të Arktikut si dhe Kinës. Presidenti Vladimir Putin vitet e fundit e ka bërë rajonin Arktik të Rusisë një përparësi strategjike dhe urdhëroi investime në infrastrukturën ushtarake dhe nxjerrjen e mineraleve, duke përkeqësuar tensionet me anëtarët e Këshillit të Arktikut.

Taget: ArtikuKëshilli i ArktikutNATORusiSergei Lavrov
Postimi i rradhës
Nisin përgatitjet e Eurovision-it, Anxhela Peristeri merr vëmendjen e të gjithëve

Nisin përgatitjet e Eurovision-it, Anxhela Peristeri merr vëmendjen e të gjithëve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Bëhuni gati për dimër/ Temperatura deri në -11, IGJEUM sqaron parashikimin e motit për ditët në vijim
  • Paralajmërimi i mjekes: Mos i injoroni asnjëherë të qarat e fëmijës
  • Ja cilat grupmosha rrezikohen më shumë nga çrregullimet e të ngrënit
  • U dha informacion që të shmangnin kontrollet e bluve, pezullohet inspektori në policinë e Gramshit
  • Luiz Ejlli thyen rekord, në “TOP 3” këngët më të klikuara të Eurovisionit

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.