E martë, 7 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Bota

Organizatat myslimane amerikane bojkotuan festimet e Shtëpisë së Bardhë për Fitër Bajramin

17 Maj, 2021
në Bota
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA/ Organizatat myslimane amerikane bojkotuan festën e së dielës në Shtëpinë e Bardhë për Fitër Bajramin, dita që shënonte fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Sipas organizatave myslimane kjo u bë në shenjë proteste ndaj mbështetjes që administrata Biden jep për Izraelin, në konfliktin me palestinezët.

Fitër Bajrami është zakonisht një kohë gëzimi dhe festimi për myslimanët në të gjithë botën. Por këtë vit, Fitër Bajrami është prishur, jo vetëm nga pandemia… por edhe nga dhuna e përshkallëzuar midis izraelitëve dhe palestinezëve, duke bërë që disa organizata myslimane amerikane të bojkotojnë një ceremoni virtuale të Shtëpisë së Bardhë për Fitër Bajramin.

“Këshilli për Marrëdhëniet amerikano-islamike u është bashkuar organizatave të tjera kombëtare myslimane amerikane në bojkotimin e festës së Shtëpisë së Bardhë për shkak të përgjigjes zhgënjyese dhe shqetësuese të administratës Biden ndaj abuzimeve të të drejtave të njeriut nga qeveria izraelite kundër palestinezëve në Gaza dhe Jeruzalemin Lindor”,- thotë zoti Robert McCaw, nga Këshilli për Marrëdhëniet amerikano-islamike.

Duke filluar me Bill Clintonin në vitin 1996, presidentët amerikanë kanë shtruar iftar në Shtëpinë e Bardhë. Këtë vit, Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden zhvilluan një ceremoni virtualisht.

“Ne mund ta shohim frymën e kësaj dite tek miliona myslimanë amerikanë që e bëjnë vendin tonë më të fortë çdo ditë, duke përfshirë kaq shumë punëtorë të guximshëm, të vijës së parë”,– tha Zonja e Parë Jill Biden.

Presidenti Biden pranoi se konflikti izraelito-palestinez ka një peshë të rëndë mbi myslimanët në të gjithë botën.

“Administrata ime do të vazhdojë të angazhohet me palestinezët, izraelitë dhe partnerë të tjerë rajonalë për të punuar drejt qetësisë së qëndrueshme,”– tha presidenti Biden.

Të shtunën, mijëra njerëz u mblodhën në qytetet kryesore të SHBA, duke përfshirë Uashingtonin, Nju Jorkun dhe Bostonin, për të kërkuar që administrata Biden të bëjë më shumë për të adresuar abuzimet e të drejtave të njeriut nga qeveria izraelite kundër palestinezëve.

Taget: Fitër BajramiSHBAShtepia e Bardhe
Postimi i rradhës
‘Kokaina nëpër pyje’, policia Boliviane gjen dhe shkatërron tre ‘mega-fabrika’ të kokainës

'Kokaina nëpër pyje', policia Boliviane gjen dhe shkatërron tre ‘mega-fabrika’ të kokainës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • INVESTIGIM/ Kastriot Gurra i Librazhdit “vjedh” lodrat e fëmijëve, faturon 35 milionë këndin që vlen 4750 euro (Dokumentet)
  • ‘Së bashku ne mundemi’ Vodafone për Turqinë dhe Sirinë!
  • Kompanitë e Allajbeut “ngrohtë” nëpër offshoret hollandeze, aksionerja Tërshana fiton tendera me gara fiktive
  • Jonida Vokshi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e foshnjes
  • Vdekja e dy grave në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’/ Aktivistët protestojnë: Mjekët i shohin pacientet si burim parash

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.