E martë, 7 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Kulture

Rikthehen shfaqjet teatrale në Tiranë! Skena do të jetë në ambiente të hapura, nën masat anti-COVID

17 Maj, 2021
në Kulture
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Ajo që na ka munguar më shumë përgjatë kësaj kohe mbetet teatri, jo në formën online por ai që ndjekim përballë dhe e duartrokasim për lojën aktoriale dhe emocionet që marrim. Por sikurse në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, teatrot kanë vendosur të rikthehen, me një kast të vogël aktorësh dhe për një publik të reduktuar.

Ambientet e hapura do të kthehen në skenën e ekzekutimit të veprave sikurse do të jetë Amfiteatri i Akademisë së Arteve për “Këngëtaren Tullace” të Eugene Ionesco nga Teatri Metropol.

“Thelbi i veprës është kotësia, pra veprimet e kota të njerëzve të cilët nuk janë budallenj, nuk janë të pandërgjegjshëm, por rutina, përditshmëria, ajo që në shpesh herë nuk e vëmë re, na shtyn të shkojmë drejt disa veprimeve, disa reagimeve krejt të kota”, tha regjisori dhe koreografi Gjergj Prevazi.

Ndërsa Teatri Kombëtar Eksperimental ka zgjedhur që këtë javë t’ia kushtojë publikut të vogël.

“Hansel dhe Gretel” do shfaqet të mërkurën dhe “Drejt Imagjinatës” të premten për të vegjlit në ambient të hapur.

“Ishte konceptuar ndryshe, ishte konceptuar për t’u dhënë brenda, dritat kishin një pjesë të madhe të efektit që do të krijonte te fëmijët”, u shpreh regjisori Mateo Dervishaj.

Por si ka qenë ky vit për komunitetin e artistëve?

“Natyrisht është si të mos komunikosh me një person apo me një grup personash dhe a e vështirë është të rikthehesh pas një viti, të rivendosësh kontaktin, komunikimin”, tha tha regjisori dhe koreografi Gjergj Prevazi.

“Ka sjellë një të mirë sepse na ka bërë të mendojmë gjatë dhe na ka lehtësuar anën kreative, kështu që unë ndjej që jam rritur gjatë kësaj periudhe, edhe pse me vështirësi”, u shpreh regjisori Mateo Dervishaj.

Edhe pse në vendet fqinje dhe përtej artistët janë rikthyer në skenë duke respektuar një sërë masash, këtu nuk ka ende një sinjal për të ekzekutuar veprat në skenat teatrore.

Taget: Teatri MetropolTirane
Postimi i rradhës
Vaksina Pfizer mund të ruhet 31 ditë në frigorifer, EMA rekomandon zgjatjen e kohës së magazinimit

Vaksina Pfizer mund të ruhet 31 ditë në frigorifer, EMA rekomandon zgjatjen e kohës së magazinimit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Kompanitë e Allajbeut “ngrohtë” nëpër offshoret hollandeze, aksionerja Tërshana fiton tendera me gara fiktive
  • Jonida Vokshi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e foshnjes
  • Vdekja e dy grave në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’/ Aktivistët protestojnë: Mjekët i shohin pacientet si burim parash
  • “Deri në 10 mijë viktima”, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së bën parashikimet për pasojat e tërmetit të fortë në Turqi
  • Bëhuni gati për dimër/ Temperatura deri në -11, IGJEUM sqaron parashikimin e motit për ditët në vijim

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.