E martë, 7 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Aktualitet

Gara e fortë për “Big Brother VIP”, kush mund ta prezantojë spektaklin e famshëm

“Big Brother VIP” do të fillojë së shpejti dhe ky lajm është tashmë i konfirmuar

18 Maj, 2021
në Aktualitet, Showbiz
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

“Big Brother VIP” do të fillojë së shpejti dhe ky lajm është tashmë i konfirmuar. Ditën e djeshme vetë televizioni “Top Channel”, zbuloi se janë hapur audicionet për spektaklin e famshëm, që pritet prej disa vitesh. Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit spektakli do të bëjë pjesë të shtëpisë më të madhe njerëz të famshëm, të cilët duhet të mësojnë të jetojnë larg komoditeteve të jetës së përditshme.

“Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj. Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme”, thuhet në një njoftimin e “Top Channel”.

Por tashmë mbetet në pikëpyetje se kush do e drejtojë spektaklin. Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbana Osmanit, por këtë herë mesa duket do të hyjnë në garë të tjera figura të njohura të “Top Channel”. Burime kanë bërë me dije se mes vajzave të ekranit ka nisur një garë në distancë për këtë format.

Deri më tani po përfliten disa emra si Fjoralba Ponari, Bora Zemani etj, por pretendentet kryesore për drejtimin e spektaklit janë Arbana Osmani dhe Luana Vjollca.

Për momentin Arbana Osmani është në përfundim të ciklit të “Dua të të bëj të lumtur”, ndërsa Luana nuk i ka nisur ende përgatitjet për “Shiko kush luan”. Po ashtu ajo emisioni dating, “Take me out”, që ishte planifikuar më herët, thuhet se nuk do të bëhet.

Nga ana tjetër Arbana Osmani nuk u shpreh shumë e sigurt pak vite më parë nëse do t’i rikthehej drejtimit të “Big Brother”. Por në 2020-n ajo e la të hapur mundësinë për një rikthim, por nuk la të kuptohej nëse do të ishte apo jo prezantuesja.

Siç duket gara do të jetë realisht shumë e fortë deri në fund, ndaj po presim me padurim të mësojmë se cila do të jetë moderatorja e re e spektaklit. Kushdo që ta marrë drejtimin e sigurt është që do ja dalë mbanë në mënyrën më të mirë, sepse të gjitha këto moderatore e kanë vërtetuar se janë shumë të zonjat, sidomos për spektaklet e mëdha.

Postimi i rradhës
Pas Sindit, një tjetër konkurrent lë përfundimisht emisionin “Për’puthen”

Pas Sindit, një tjetër konkurrent lë përfundimisht emisionin “Për’puthen”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Kompanitë e Allajbeut “ngrohtë” nëpër offshoret hollandeze, aksionerja Tërshana fiton tendera me gara fiktive
  • Jonida Vokshi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e foshnjes
  • Vdekja e dy grave në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’/ Aktivistët protestojnë: Mjekët i shohin pacientet si burim parash
  • “Deri në 10 mijë viktima”, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së bën parashikimet për pasojat e tërmetit të fortë në Turqi
  • Bëhuni gati për dimër/ Temperatura deri në -11, IGJEUM sqaron parashikimin e motit për ditët në vijim

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.