E hënë, 6 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Rajoni

Maqedonia e Veriut shpall ‘non grata’ diplomatin rus! Presidenti Pendarovski: Ka arsye për dëbimin, për shkak të natyrës së çështjes nuk mund të komentoj

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka shpallur “non grata” diplomatin rus Sergej Aleksandroviç Bazdikin.

18 Maj, 2021
në Rajoni
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka shpallur “non grata” diplomatin rus  Sergej Aleksandroviç Bazdikin. Më 14 maj në Ministrinë e Jashtme është ftuar ambasadori i federatës ruse Sergej Aleksandroviç Bazdikin dhe i është dorëzuar nota me të cilën kërkohet që diplomati i ambasadës ruse në vend të largohet nga territori i Maqedonisë së Veriut brenda 7 ditësh.  Arsyeja për shpalljen “persona non grata” nuk sqarohet nga Ministria e Jashtme, por, jozyrtarisht mësohet se janë veprimet jo në përputhje me sjelljen e pritur nga ana e një diplomati të huaj që shërben në një vend mikpritës.

“Më 14 maj, 2021, ambasadori i Federatës Ruse u thirr në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilit iu dorëzua një notë me udhëzimin për largimin e diplomatit nga territori i Maqedonisë së Veriut brenda shtatë ditësh”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Për rastin foli edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili tha se Ministria e  Jashtme ka pasur arsye për një vendim të tillë.

“Këto janë gjithmonë çështje të ndjeshme për t’u sqaruar rreth arsyeve. Jam i informuar që prej disa ditësh, siç janë edhe institucionet e tjera kompetente. Nga ajo që kam parë, rasti është dokumentuar nga institucionet kompetente dhe nuk bëhet fjalë për improvizim. Por, për shkak të natyrës së çështjes nuk mund të komentoj më shumë”, tha Stevo Pendarovski.

Taget: Maqedonia e Veriutnon grataSergej Aleksandroviç Bazdikin
Postimi i rradhës
Mero Baze: Ata nuk janë të mundur, janë të fyer

Mero Baze: Ata nuk janë të mundur, janë të fyer

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Bëhuni gati për dimër/ Temperatura deri në -11, IGJEUM sqaron parashikimin e motit për ditët në vijim
  • Paralajmërimi i mjekes: Mos i injoroni asnjëherë të qarat e fëmijës
  • Ja cilat grupmosha rrezikohen më shumë nga çrregullimet e të ngrënit
  • U dha informacion që të shmangnin kontrollet e bluve, pezullohet inspektori në policinë e Gramshit
  • Luiz Ejlli thyen rekord, në “TOP 3” këngët më të klikuara të Eurovisionit

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.