E diel, 4 Qershor, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Sport

Martini kërkon ‘ndihmë’ në Shkodër, fati i Teutës në këmbët e Vllaznisë, por kujdes nga Laçi

18 Maj, 2021
në Sport
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Teuta shpërdoroi një shans të shkëlqyer, ndaj Partizanit ishte i mjaftueshëm edhe një barazim por dëshira për të fituar i futi nën presion të besuarit e Edi Martinit. Durrsakët nuk arritën të bënim atë që dinë më mirë, të mbroheshin, por u hodhën në sulm që në minutat e para duke kapur në befasi të kuqtë, kjo situatë nuk zgjati shumë pasi goli i Çinarit shkartisi kartat, u ndryshuan balancat në fushë çka solli më pas një humbje të rëndë që i zbriti nga vendi i parë.

Partizani tashmë është një histori e mbyllur por matematika dhe kalendari i lejon akoma të shpresojë, titulli mbetet një çështje e hapur por më i komplikuar pasi në valle tashmë janë katër ekipe. Të premten luhen dy finale për titullin, përplasen ndërmjet tyre katër ekipet e para.

Partizani pret në kryeqytet Vllazninë ndërsa Teuta udhëton në transfertë kundër Laçit. Edi Martini shpreson shumë që ego e shkodranëve të jetë dominuese në kryeqytet, nëse nuk arrijnë të mposhtin të kuqtë, të paktën ti rrëmbejnë një barazim.

Për vetë pozitat ku ndodhen shkodranët, në vendin e katërt por vetëm dy pikë larg kreut, Martini është i qartë që Vllaznia futet në fushë për të fituar pasi një rezultatit i tillë hipotetik do ti fuste akoma më shumë në garë për titull.

 

Përpara se të bëjnë llogaritë se çfarë mund të prodhoi kjo përballje, Teuta duhet të mposht fillimisht Laçin. Kurbinasit e shohin veten dy java përpara fundit të sezonit në garë me kohë të plotë për titullin, por një skenarë i ngjashëm mund të afrojë bardhezinjve edhe më shumë me titullin, një humbje e Partizanit në kryeqytet dhe një fitore e tyre përballë Teutës i rikthen në krye.

 

Pavarësisht se jemi vetëm dy java përpara fundit të sezonit, sërish është e vështirë të thuash se cili do të festojë në fund me titullin kampion, aq më tepër që edhe java e fundit më pas rezervon një përballje dirkte ndërmjet Vllaznisë dhe Laçit.

Taget: LaciPartizanTeutaVllaznia
Postimi i rradhës
Zyrtare/ Nuk ka më dyshime, Mancini rinovon me kombëtaren italiane

Zyrtare/ Nuk ka më dyshime, Mancini rinovon me kombëtaren italiane

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Zbulohet letra e rrallë e Enver Hoxhës për Roosevelt, Churchill dhe Stalin
  • Rubrika “Old, but gold”, nga Roland Qafoku çdo të premte në gazetari.al
  • Ja si gënjeu Berisha për Vlora Hysenin, Top Channel nxjerr pamjet
  • Kush e rinxorri Lulin në skenë dhe pse (kur çifti Sali-Ilir dhe grotesku Taulant mendojnë t’u hedhin sirën amerikanëve)
  • (pa titull)

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.