E martë, 3 Tetor, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
23 °c
Tiranë
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Politike

Meta publikon video nga Sllovenia me Osmanin: Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, liberalizimi i vizave për kosovarët nga BE të realizohet pa vonesa

18 Maj, 2021
në Politike
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Ilir Meta publikoi një video teksa shfaqet duke biseduar me homologen kosovare, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së tyre në Slloveni, ku morën pjesë në përvjetorin e 10-të të Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit, në kuadër të bashkëpunim rajonal.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta shkruan se Shqipëria do të mbështes dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve.

Ai ka shtuar se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Evropian, duhet të realizohet pa vonesa, duke shtuar se është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj.

Pasditen e djeshme në samitin Brdo-Brijunit ishte i pranishëm Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, Stevo Pendarovski President i Maqedonisë së Veriut, Aleksandër Vuçiq, President i Serbisë dhe nga Bosnja e Hercegvoina, tre anëtarë të presidencës kolektive të këtij shteti, Shefik Xhaferoviç, Zheljko Komshiç dhe Millorad Dodik.

Gjatë takimit të djeshëm pati edhe një përplasje mes presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, lidhur me kufijtë, që sipas Vjosës janë të pandryshueshëm.

 

Taget: Ilir MetaSamiti Brdo-BrionSlloveniVjosa Osmani
Postimi i rradhës
U ekzekutua me plumb në gojë, zbardhet ngjarja e rëndë në Shkodër! Arrestohet një 15-vjeçar, shpallet në kërkim Ibrahim Liçi

U ekzekutua me plumb në gojë, zbardhet ngjarja e rëndë në Shkodër! Arrestohet një 15-vjeçar, shpallet në kërkim Ibrahim Liçi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • “Shpresa Al” mashtron klientin, produktin brenda garancisë nuk e riparon dhe zgjedh gjuhën e shantazhit (Audio skandaloze)
  • Ditari i Enver Hoxhës/ Kur Zhukovin e shkarkuan në ajër teksa kthehej në Moskë nga vizita në Tiranë
  • Kur nxirrej naftë dhe e gjitha distilohej në Shqipëri
  • A e zbatoi ndonjëherë Greqia Traktatin e Miqësisë me Shqipërinë? Publikohet e plotë marrëveshja e vitit 1996
  • Operacioni mbarëkombëtar “Tempulli”, a do t’i lirojë në sallën e gjyqit sic e ka zakon gjyqtari Hektor Sinanaj të pandehurit? (Vendi “sekret” në Muradie ku bëhen pazaret)

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.