E enjte, 7 Dhjetor, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
9 °c
Tiranë
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Kronike

U ekzekutua me plumb në gojë, zbardhet ngjarja e rëndë në Shkodër! Arrestohet një 15-vjeçar, shpallet në kërkim Ibrahim Liçi

18 Maj, 2021
në Kronike
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Është zbardhur ekzekutimi i Endri Mustafës në Shkodër, ku është shpallur në kërkim autori kryesor i dyshuar për vrasjen, 28-vjeçari Ibrahim Lici, ndërsa është arrestuar bashkëpunëtori i tij, Ergys Malja, 15-vjeç.

“Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 15.05.2021, në lagjen Guerrile, Shkodër, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi E. M.

Shpallet në kërkim autori kryesor i dyshuar për vrasjen e 32-vjeçarit.

Arrestohet në flagrancë bashkëpunëtori i autorit kryesor të dyshuar për vrasjen, si dhe vihet në pranga edhe një shtetas tjetër që dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.

Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistët të Hetimit të DVP Shkodër dhe të Drejtorisë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pronës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në bazë të provave të grumbulluara u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. L., 28 vjeç banues në lagjen Guerrile, Shkodër, i dyshuar si autor i vrasjes së shtetasit E. M.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar shtetasi i mitur E. M., 15 vjeç i cili dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin e lartpërmendur kanë vrarë me armë zjarri shtetasin E. M.

Po gjatë veprimeve hetimore dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi E. A., 26 vjeç banues ne lagjen “Salo Halili”, Shkodër, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen. Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” në ngarkim të shtetasit I. L., në ngarkim të shtetasit E. M. për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, si dhe në ngarkim të shtetasit E. A. për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, njofton Policia.

Taget: Endri MustafaErgys MaljaIbrahim LiciShkoder
Postimi i rradhës
Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Bruksel

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Bruksel

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Kryebashkiaku Erion Isai blen makinë 30 milion lekë pa garë!
  • DETAJE/ Si i pastroi Elvana Gjata 1.2 milionë Euro të Ervin Matës!
  • Ish mekaniku Astrit Veliaj pastron paratë e korrupsionit të Fatmir Mediut? Mister burimi i 50 milionë euro pasuri
  • Detaje tronditëse të Trebickës së vrarë, baxhanaku i Berishës në morg, tabulatet e celularit të Shkëlzenit, fakset e Aldo Bumçit. GËRDECI siç nuk e kemi lexuar kurrë!
  • Sot gjysmë shekulli/ 50 vitet e mashtrimeve të “Zogut”, Indrit Fortuzi

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.