E enjte, 30 Mars, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Kronike

Ekzekutimi i Tauland Beqirajt në Vlorë, vetëdorëzohet një nga autorët e dyshuar të vrasjes

Gabrani ka qëndruar i fshehur në qytetin e Vlorës dhe gjatë gjithë kohës ai ka qenë shumë i tronditur për ngjarjen

19 Maj, 2021
në Kronike
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëdorëzohet në drejtorinë e policisë së Vlorës Skerdian Gabrani, i cili është një nga të dyshuarit e vrasjes së Tauland Beqirajt ndodhur në datë 3 mars të këtij viti ne rrugën Transballkanike.

Gabrani ka qendruar i fshehur në qytetin e Vlorës dhe gjatë gjithë kohës ai ka qenë shumë i tronditur për ngjarjen, ku ka pasur momente që në sytë e tij ka pasur lot. Ai tregon çfarë ka ndodhur atë ditë, ndërkohë që avokati i tij i cili e shoqëroj në ambientet e policisë flet për klientin e tij.

Hans Andi Jonusi, një nga autorët e vrasjes, i cili u arrestua ditën kur ndodhi ekzekutimi i Tauland Beqirajt, është lënë tashmë në burg. Ai akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Tauland Beqirajt në Vlorë. Nga sa raportohet, ai ka pasur rolin e shoferit që ndihmoi 2 autorët e dyshuar, Skerdjan Gabrani e Elton Hajnaj të largoheshin.

Si ndodhi ngjarja? Nga sa është raportuar, shkak ka qenë një borxh i pakthyer nga viktima. Ditën e vrasjes, Tauland Beqiraj fillimisht ka debatuar me autorët në një lokal, pasi njëri prej tyre i ka kërkuar borxhin. Si përgjigje Beqiraj u ka thënë se lekët s’ka për t’ua dhënë, madje ka kaluar në sharje dhe kërcënime duke u treguar armën që kishte në brez. Pas kësaj, Beqiraj është larguar me një makinë me xhama te zinj dhe ka shkuar në rrugën transballaknike i shoqëruar nga dy persona. Pasi ka ecur rreth 10 metra në këmbë, Beqiraj i është afruar automjeti tip Ford me tre autorët brenda, ku nga pamjet e sekuestruara nga policia duken dy persona që zbresin nga Fordi dhe një prej tyre e qëllon me kallashnikov por ende nuk është identifikuar se kush prej tyre ka qëlluar. Pas breshërisë se kallashnikovit janë dëgjuar edhe të shtëna me pistoletë dhe grupi hetimor ka dyshime se shokët e Beqirajt janë kundërpërgjigjur me duke qëlluar 3 herë në drejtim të Fordit.

Tauland Beqiraj ishte liruar dy herë nga burgu, i arresuar për shkak të një sherri të armatosur në shkurt të 2018-ës.

Taget: Skerdian GabraniTauland BeqirajVlore
Postimi i rradhës
‘Në telefon kishte video e SMS…’, rrëqeth babai i vajzës së abuzuar në grup: Do rri pa bukë të vdes, nëse s’i largojnë autorët nga fshati, njërin e kemi kushëri

'Në telefon kishte video e SMS…', rrëqeth babai i vajzës së abuzuar në grup: Do rri pa bukë të vdes, nëse s’i largojnë autorët nga fshati, njërin e kemi kushëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • “Korsia preferenciale e shërbimit” kush ka lekë shërohet/ Sejrani: Vonesa, deri në mohim
  • “Korsia preferenciale e shërbimit” në spitale/ Sejrani: Vonesa deri në mohim të aksesit për këto grupe
  • Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2023’’
  • Tiranë/ Aksion policor, 23-vjeçarit i gjendet armë dhe municion luftarak (Emri)
  • Intervista/ Lulzim Veliu: BE-SHBA me dy standarte, në njërën anë shtet multietnik e në anën tjetër Asociacion monoetnik

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.