E martë, 7 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Ekonomi

Ulet raporti neto mes dëmeve dhe primeve në tregun e sigurimeve, nga dëmshpërblimet e risiguruesve për tërmetin

19 Maj, 2021
në Ekonomi
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Raporti i dëmeve neto ndaj primeve për tregun shqiptar të sigurimeve pësoi rënie vitin e kaluar.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), dëmet e paguara, pa përfshirë pagesën e dëmeve nga risiguruesit, në raport me primet e fituara neto për tregun e Jo-Jetës rezultuan në nivelin 31.9%, nga 38.3% që kishin qenë një vit më parë.

Sipas AMF, ky raport për vitin 2020 është i ndikuar ndjeshëm nga pagesat e risiguruesve për dëmet nga ngjarjet e tërmetit të vitit 2019. Kjo e ka ulur peshën financiare për shoqëritë e tregut shqiptar të sigurimeve. Ndërkohë, në për tregun e sigurimit të Jetës, raporti dëme/prime neto për vitin e kaluar u rrit në 26.6%, nga 22.9% që kishe qenë në vitin 2019.

Vitin e kaluar, dëmet e paguara bruto u rritën me 17.45% në krahasim me një vit më parë. Por, fakti që dëmet e tërmetit ishin në pjesën më të madhe të risiguruara bëri që efekti në dëmet neto, të paguara nga vetë kompanitë shqiptare, të ishte i kufizuar.

Vitin e kaluar u shënua një rënie e lehtë edhe në raportin e shpenzimeve operative kundrejt primeve. Raporti i shpenzimeve, përfaqëson raportin midis shpenzimeve operative neto dhe shpenzimeve të tjera neto për sigurimet kundrejt primeve të fituara neto, për tregun e Jo-Jetës rezultoi rreth 61%, nga 63% në vitin 2019. Për tregun e Jetës raporti i shpenzimeve u rrit lehtë në 61%, nga 60% që ishte në vitin 2019. Raporti mes shpenzimeve dhe primeve në tregun shqiptare të sigurimeve ngelet në nivele relativisht të larta. Sipas ekspertëve, kjo lidhet me nivelin e shpenzimeve të marrjes në sigurim, sidomos me komisionet e larta të agjentëve.

Pavarësisht se tregu i sigurimeve u prek ndjeshëm nga pasojat e pandemisë së Covid-19, rezultati financiar shënoi rritje me 229 milionë lekë krahasuar me një vit më parë. Kjo rritje ka ardhur si rezultat i rritjes prej 236 milionë lekë të tregut të Jo-Jetës, ndërkohë që tregu i Jetës ka rezultuar me ulje të rezultatit financiar në vlerën 7.3 milionë lekë krahasuar me një vit më parë. Kompanitë e sigurimit të jetës fituan vitin e kaluar rreth 915 milionë lekë, ose 35% më shumë krahasuar me një vit më parë. Ndërsa në tregun e jetës, kompanitë realizuan një fitim në vlerën e 158 milionë lekëve, në rënie vjetore me 4%.

AMF shpjegon se rritja e rezultatit financiar të tregut të Jo-Jetës për vitin 2020 është e ndikuar kryesisht nga ecuria e provigjoneve teknike dhe rishikimi i tyre për shkak të pagesës së dëmeve nga ngjarjet e tërmetit në fund të vitit 2019, si dhe ulja e shpenzimeve operative të tregut të sigurimit të Jo-Jetës.

Në muajin prill, Bordi Drejtues i AMF mori një vendim që ndalon shpërndarjen e fitimeve të vitit 2020, por i hap rrugë ndarjes së fitimeve të vitit 2019, që kishin një vlerë totale prej rreth 6.8 milionë eurosh./Monitor.al

Taget: AMFdëmshpërblimet e risiguruesve për tërmetinMonitor
Postimi i rradhës
Asnjë nga fqinjët nuk shkon më tej! Këto vende kaluan në finalet e Eurovision-it, sot radha e Shqipërisë

Asnjë nga fqinjët nuk shkon më tej! Këto vende kaluan në finalet e Eurovision-it, sot radha e Shqipërisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • INVESTIGIM/ Kastriot Gurra i Librazhdit “vjedh” lodrat e fëmijëve, faturon 35 milionë këndin që vlen 4750 euro (Dokumentet)
  • ‘Së bashku ne mundemi’ Vodafone për Turqinë dhe Sirinë!
  • Kompanitë e Allajbeut “ngrohtë” nëpër offshoret hollandeze, aksionerja Tërshana fiton tendera me gara fiktive
  • Jonida Vokshi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e foshnjes
  • Vdekja e dy grave në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’/ Aktivistët protestojnë: Mjekët i shohin pacientet si burim parash

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.