E hënë, 6 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Ekonomi

Buxheti humbi 41.6 mln € nga evazioni fiskal në 2020-n! Tatimet: Referuam 194 raste abuzimesh në prokurori, 5 raste mashtrimi me TVSH-në

Arka e shtetit ka humbur 41,6 milionë euro gjatë vitit të kaluar vetëm nga evazioni fiskal që kanë kryer bizneset, duke përgjysmuar vlerën në krahasim me vitin 2019, kur dëmi ishte 87.7 milionë euro

20 Maj, 2021
në Ekonomi
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Arka e shtetit ka humbur 41,6 milionë euro gjatë vitit të kaluar vetëm nga evazioni fiskal që kanë kryer bizneset, duke përgjysmuar vlerën në krahasim me vitin 2019, kur dëmi ishte 87.7 milionë euro.

Të dhënat bëhen të ditura në raportin vjetor për vitin që shkoi të Drejtorisë së Tatimeve, ku shkeljet më të mëdha janë kryer në mospagimin e taksave, pasi janë regjistruar 85 raste abuzimesh, me një dëm ekonomik në vlerën e 15,7 milionë eurove nga rreth 11,9 milionë euro që ishte në 2019.

Më pas është evazioni që kryhet me fshehjen e të ardhurave me 71 referime në prokurori me vlerë 11,9 milionë eurove. Në këtë pikë është bërë progres pasi në vitin 2019 sipas të dhënave të tatimeve dëmi që ju shkaktua buxhetit ishte 69,2 milionë euro.

Dhe më pas renditen skemat e mashtrimit me TVSH. Vetëm nga 5 raste të konstatuara vjet që kanë abuzuar me rimbursimin e TVSH-së, buxhetit i është shkaktuar një dëm në vlerën e 8,8 milionë eurove nga 6,5 milionë që ishte vlera në vitin 2019.

Skemat e mashtrimit me TVSH-në janë të mirë-strukturuar dhe sipas ekspertëve ndodhin për shkak të rimbursimit të gabuar të TVSH-së. Kur biznesit i del TVSH-ja në blerje më e lartë se në shitje, ai kërkon rimbursim që firmoset nga tatimorët. Për të shmangur këto abuzime administrata tatimore më ta bërë rimbursimin e TVSH-së në mënyrë automatike.

Në raportin vjetor të vitit 2020 të tatimeve thuhet se janë referuar në prokurori 194 raste abuzive, për hetim të mëtejshëm, ndërsa në vitin 2019 për shkelje u referuan në prokurori 284 raste.

DËMI NGA EVAZIONI FISKAL

Viti 2019          87,7 mln € dëm

Viti 2020          41,6 mln € dëm

Diferenca       -44,6 mln € dëm

Taget: drejtoria e tatimeveekonomievazion fiskaltvsh
Postimi i rradhës
‘Shtyrja e dozës së dytë të vaksinës, asnjë problem shëndetësor, ISHP: Pritet të mbërrijnë së shpejti 500 mijë vaksina kineze të njëjta me Sinovac, ndryshon vetëm emri

‘Shtyrja e dozës së dytë të vaksinës, asnjë problem shëndetësor, ISHP: Pritet të mbërrijnë së shpejti 500 mijë vaksina kineze të njëjta me Sinovac, ndryshon vetëm emri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Bëhuni gati për dimër/ Temperatura deri në -11, IGJEUM sqaron parashikimin e motit për ditët në vijim
  • Paralajmërimi i mjekes: Mos i injoroni asnjëherë të qarat e fëmijës
  • Ja cilat grupmosha rrezikohen më shumë nga çrregullimet e të ngrënit
  • U dha informacion që të shmangnin kontrollet e bluve, pezullohet inspektori në policinë e Gramshit
  • Luiz Ejlli thyen rekord, në “TOP 3” këngët më të klikuara të Eurovisionit

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.