E martë, 7 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Opinion/Analize

Miracle of fredoom? Apo i dënuari i parë i saj?

20 Maj, 2021
në Opinion/Analize
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Një “fake news” paradite për një shpërthim pranë ambasadës amerikane, në fakt doli pjesërisht i vërtetë pak orë më vonë.. kur ambasada shpërndau njoftimin bombë të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, për futjen e Sali Berishës dhe familjarëve të tij të drejtpërdrejtë në listën e zeze të Shteteve të Bashkuara.

Ngjarja është tronditëse. Sali Berisha, dy herë President dhe dy herë Kryeministër, është pushtetari më jetëgjatë në Shqipëri pas Enver Hoxhës, por shumëkush, me të drejtë, mund të thotë pasi e lexon të plotë njoftimin e Sekretarit Blinken, se ndoshta Uashingtoni do ta kishte kursyer më shumë dorën ndaj Enver Hoxhës, sesa e ka lëshuar ndaj Berishës.

Duke iu referuar si ish-President, dënimi përfshin periudhën nga viti 1992 e deri më sot, duke e quajtur sabotues të institucioneve të demokracisë, promovues të korrupsionit të madh dhe përdorim të tijin në favor të familjes, por dhe të aleatëve politikë. Dhe si për t’u dalë përpara reaguesve pro Berishës që kërkojnë fakte, ai u ka bërë thirrje institucioneve shqiptare që të hetojnë për këto akuza. Shumëkush sot që mbështet opozitën, është konfuz. Sali Berisha ka qenë njeriu më i afërt i amerikanëve dhe po ashtu, shpeshherë, njeriu më armiqësor ndaj tyre.

Ata e kanë pritur si mbret në Uashington dhe e kanë përzënë si diktator nga pushteti në Tiranë. I sollën Presidentin në Tiranë, e futën në NATO, por nuk ia falën me sa duket kurrë Gërdecin. Mbrojti duke vrarë njerëz korrupsionin në qeverinë e tij, e megjithëse e quajtën sjelljen e tij si burrë shteti, ja ku e ndëshkuan sot për kokën e korrupsionit, peshkun e parë të madh. Po përse sot? Përse tani dhe jo para zgjedhjeve? Duket se sfida e fundit e madhe nuk i mbetet shoqërisë, që është ndarë në shumicë prej Sali Berishës, ca me zhurmë e ca në heshtje.

Sfida nuk është thjesht e drejtësisë, e cila tani ka rastin të provojë nëse funksionon, apo është thjesht pjesë e teatrit me kukulla të jetës publike të Tiranës. Ka një sfidë tjetër, më të fortë, me klinikë, ndoshta dhe më të rrezikshme.

Atë të vetë Partisë Demokratike me babain e saj jo thjesht shpirtëror, por me kreun e dhunshëm të familjes demokrate, që sa herë ka pasur nevojë, i ka vënë në rresht të gjithë brenda mureve të shtëpisë së tij politike. Kështu ngjau edhe sot.

Të parët sigurisht reaguan komentatorët e përhershëm pranë tij, përfshirë edhe Kokën e vogël të Syrit, dhe pas Kokës reagoi dhe Nard Ndoka, më pas reagoi gazeta “Rilindja Demokratike”, e cila nga vetë Basha publikisht njihet se është jashtë kontrollit të tij. Reagoi nënkryetari Edi Paloka në mënyrë simbolike, por edhe për hir të raportit të tij të vjetër personal me Sali Berishën, por të gjithë prisnin reagimin e Bashës, i cili kur fitoi Joe Biden, reagoi i lumtur, disa ditë përpara Edi Ramës, por Basha nuk zhgënjeu sërish.

Në pjesën e parë u bë me Berishën, ndërsa në pjesën e dytë të reagimit, u bë me Shtetet e Bashkuara. Duke mos sqaruar sesi mund të jesh edhe pro Sali Berishës, edhe pro luftës për korrupsionin, në emër të së cilës, SHBA ndëshkoi sot Sali Berishën…

Dhe ndërsa 13 qershori i garës për kreun e PD po afron, ajo datë më shumë sesa një garë mes individëve, po kthehet në një përplasje thuajse finale mes së shkuarës dhe të ardhmes së partisë më të madhe opozitare në vend. Në sytë e socialistëve, që bëhen gati për të nisur mandatin e tyre të tretë…/ Sokol Balla

Taget: PDSali BerishaSokol Balla
Postimi i rradhës
Mungesa e vaksinave kineze, vonesë pa afat në injektimin e dozës së dytë. Prej tri ditësh qytetarët përcillen në shtëpi

Mungesa e vaksinave kineze, vonesë pa afat në injektimin e dozës së dytë. Prej tri ditësh qytetarët përcillen në shtëpi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Kompanitë e Allajbeut “ngrohtë” nëpër offshoret hollandeze, aksionerja Tërshana fiton tendera me gara fiktive
  • Jonida Vokshi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e foshnjes
  • Vdekja e dy grave në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’/ Aktivistët protestojnë: Mjekët i shohin pacientet si burim parash
  • “Deri në 10 mijë viktima”, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së bën parashikimet për pasojat e tërmetit të fortë në Turqi
  • Bëhuni gati për dimër/ Temperatura deri në -11, IGJEUM sqaron parashikimin e motit për ditët në vijim

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.