E premte, 27 Maj, 2022
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Politike

KAS mbyll përfundimisht Qarkun Berat, vuloset rezultati! LSI s’merr mandatin e pretenduar, i duheshin 77 vota, merr vetëm 15! Nuk pranohet pavlefshmëria

21 Maj, 2021
në Politike
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

KAS ka përfunduar rinumërimin e 114 kutive të votimit të qarkut të Beratit, me rreth 35 mijë fletë votimi të numëruara për herë të dytë në një qark ku kanë votuar gjithsej 80.929 qytetarë. LSI ka rikuperuar gjithsej me 15 vota, shumë larg votave të duhura për të marrë mandatin e pretenduar. Rikuperimi prej 15 votash nga dhjetëra mijëra vota të numëruara tregon se proporcioni është totalisht i papërfillshëm.
Nga 114 kutitë e numëruara LSI ka marrë vetëm 15 vota plus, nga 77 që i duheshin për t’i marrë mandatin Partisë Socialiste.  Bëhet fjalë për rinumërim të votave për partitë politike dhe vetëm 2 kuti për kandidatët. Megjithatë përfaqësuesi i LSI në KAS kërkoi që të mos përfshihen në tabelën përfundimtare të rezultartit 3 qendra votimi: 3431, 3445, 3318. Për këtë kërkesë KAS është tërhequr për vendim.
KAS bëri me dije se nga rinumërimi rezulton se disa nga ndryshimet janë: LSI ka shtuar rezultatin me 15 vota, Aleanca Demokracia e Re është shtuar me 11 vota, PS ka zvogëluar rezultatin me 20 vota, PD-AN e ka zvogëluar me 9 vota.

Teksa përfaqësuesi i LSI, Altin Kaziaj kërkoi hetim pasi sipas tij edhe ndryshimi i këtij rezultati nuk është pak. Ndërkohë që përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji, tha se rinumërimi tregoi edhe një herë që procesi ka qenë i rregullt dhe ligjor.

Duhet thënë se thuajse të gjitha votat e rikuperuara nga LSI kanë të bëjnë me çështje interpretimi të votave të pavlefshme. Ndërsa votat e hequra për PS dhe PD tregon në fakt se manipulimi nuk ka pasur për arsye se raporti i votave të zbritura është i njëjti me raportin e votave të përgjithshme të këtyre dy forcave politike në këtë qark.

LSI në kërkesën fillestare kërkoi hapjen e 114 kutive të votimit, por më pas kërkoi rinumërimin dhe rivlerësimin e 277 kutive të të gjithë qarkut të Beratit. PS mbështeti kërkesën e parë për 114 kutitë duke nënvizuar se nëse do të ketë ndryshim rezultati nga rinumërimi i këtyre kutive, do të rinumërohen të gjitha.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ vendosi 2 ditë më parë me shumicë votash të anëtarëve që të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie në Berat dhe Gjirokastër. Ndërkohë që janë rrëzuar edhe kërkesat e PD-LSI edhe për ripërsëritje zgjedhjesh në Qarkun Berat. Pas Gjirokastrës dhe Beratit, KAS ka rrëzuar kërkesat për pavlefshëmri dhe përsëritje të zgjedhjeve edhe në Qarkun e Vlorës. Para disa ditësh KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së PD për prova shtesë nga institucionet dhe e tjera publike, ndërsa ka pranuar kërkesën e LSI për të marrë informacion në sa qendra votimi nuk ka funksionuar pajisja PEI në këtë qark.

 

Taget: BERATKASLSI
Postimi i rradhës
Shoqërohet në polici djali i Saimir Taullaut dhe kushëriri i tij, të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike

Shoqërohet në polici djali i Saimir Taullaut dhe kushëriri i tij, të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Dy takime në selinë e PD/ Berisha mbledh grupin e “Rithemelimit”, Alibeaj deputetët “e tij”
  • Qeveria shqiptare miraton protokollet për anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë
  • “Ka vila luksoze me pishina dhe drita që nuk fiken kurrë”- Ministrja e Qeverisë paralajmëron rrit…
  • Ndryshon kriteri i mesatares së gjimnazit për maturantët që nuk duan të bëhen mësues, ja njoftimi…
  • Xhaçka pas takimit me ministrin Nikos Dendias: Çështja e detit? Nuk po presim Presidentin e ri

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.