E martë, 7 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Aktualitet

Numri i lartë i aksidenteve ditët e fundit/ ‘Ruaj jetën dhe kuletën’, Drejtuesi i Policisë Rrugore: Do ketë prezencë të shtuar të policisë

21 Maj, 2021
në Aktualitet
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa javët e fundit numri i aksidenteve rrugore në vend ka qenë mjaft i lartë, Drejtuesi i Policisë Rrugore, Edmond Trakaj njoftoi rritjen e prezencës së policisë në akset në vend.

Në një konferencë për shtyp, Trakaj tha se është një numri i madh shoferësh që shkelin rregullat e qarkullimit ligjor, ndërsa shtoi se nën moton ‘ruaj jetën dhe kuletën’ do të intensifikohet puna me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.

“Duke analizuar situatën, nisur dhe nga fakti se jemi në fundjavë dhe fluksi i automjeteve në lëvizje drejt zonave bregdetare apo pikave turistike do jetë shumë herë më i madh, Policia e Shtetit nën moton “Ruaj jetën dhe kuletën duke respektuar Kodin Rrugor”, do të intensifikojë punën me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.  Policia e Shtetit nuk ka asnjë qëllim për të ndëshkuar apo rritur sasinë e masave administrative ndaj përdoruesve të rrugës. I vetmi qëllim i yni është të shpëtojmë jetë, ndaj në mënyrë të vazhdueshme kemi punuar për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve tona. Duke kërkuar  që  çdo drejtues mjeti në radhë të parë të kujdeset më shumë për jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, Policia Rrugore informon se do të ketë prezencë të shtuar në akset rrugore, për të mbikëqyrur trafikun, për të parandaluar shkeljet dhe aksidentet dhe për të informuar dhe ndihmuar çdo përdorues rruge të mbërrijë i sigurt në destinacionin e tij, dhe nga ana tjetër nuk do të tolerojë asnjë shkelje të kodit rrugor”, tha ai.

Po ashtu ai i bëri apel shoferëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të mos drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit. Gjatë fundjavës apo në festa, në rast se drejtuesit e automjeteve dëshirojnë të konsumojë alkool, Policia Rrugore ju këshillon përdorimin e një mjeti taksi që në çdo rast kushton më lirë! Vendosni rripin e sigurimit dhe detyroni edhe pasagjerët për ta vendosur atë. Kur udhëtoni me motomjete vendoseni ju dhe detyroni pasagjerin të vendosë kaskën në kokë e jelekët fosforeshentë, që të bëheni të dallueshëm në trafik në kushtet e errësirës. Evitoni parakalimet e gabuara dhe sjelljet agresive në rrugë. Qëndroni në radhën e mjeteve kur ajo krijohet për shkak të ngarkesës së madhe, dalja nga “kolona” mund t’ju kushtojë “një fotografi” falas dhe një gjobë së bashku me pezullimin e lejes së drejtimit për disa muaj. Mos drejtoni mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara, çdo shkelje e tejkalim i saj sjell pasoja mbi jetën në rastin më të keq, dhe në rastin më të mirë zbraz kuletën më shumë”, bëri thirrje Trakaj.

Taget: aksidentet rrugoreEdmond TrakajTirane
Postimi i rradhës
Po lyente anijen, 57-vjeçari bie nga skela në Orikum, plagoset rëndë

Po lyente anijen, 57-vjeçari bie nga skela në Orikum, plagoset rëndë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Kompanitë e Allajbeut “ngrohtë” nëpër offshoret hollandeze, aksionerja Tërshana fiton tendera me gara fiktive
  • Jonida Vokshi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e foshnjes
  • Vdekja e dy grave në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’/ Aktivistët protestojnë: Mjekët i shohin pacientet si burim parash
  • “Deri në 10 mijë viktima”, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së bën parashikimet për pasojat e tërmetit të fortë në Turqi
  • Bëhuni gati për dimër/ Temperatura deri në -11, IGJEUM sqaron parashikimin e motit për ditët në vijim

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.