E hënë, 6 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Kronike

Vlorë, 35-vjeçari ekzekutohet me breshëri kallashnikovi, 4 vite më parë iu zhduk kushëriri (VIDEO)

21 Maj, 2021
në Kronike
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter
Vlorë, 35-vjeçari ekzekutohet me breshëri kallashnikovi, 4 vite më parë iu zhduk kushëriri (VIDEO)
Vlorë, 35-vjeçari ekzekutohet me breshëri kallashnikovi, 4 vite më parë iu zhduk kushëriri (VIDEO)
Vlorë, 35-vjeçari ekzekutohet me breshëri kallashnikovi, 4 vite më parë iu zhduk kushëriri (VIDEO)
Vlorë, 35-vjeçari ekzekutohet me breshëri kallashnikovi, 4 vite më parë iu zhduk kushëriri (VIDEO)

Të shtëna me armë në zonën e Skelës në Vlorë. Në rrethana ende të paqarta është ekzekutuar pranë servisit të tij me 15 plumba kallashnikovi Delon Troqe 38 vjeç i cili ishte disa ditë që ishte kthyer nga Spanja dhe ka qenë i dënuar më herët për lëndë narkotike. Policia ka ngritur pika kontrolli, ka rrethuar zonën e vijon krehja e saj. Janë shoqëruar disa persona që mund të kenë djeni për ngjarjen, njëkohësisht po sekuestrohen edhe pamjet filmike. Teksa trupi është dërguar në spitalin e Vlorës, të afërmit e Delon Troqes janë konflikuar me stafin e spitalit duke goditur me grushe dhe shtyrë shefin e reanimacionit të spitalit.

Në Sherishte të Vlorës është gjetur një makinë e djegur, dyshohet se u përdor nga 2 autorë. Brenda makinës së djegur janë gjetur armë.

Dyshimi kryesor i Policisë është se vrasja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës, një tjetër ngjarje e rëndë lidhet me të, e më konkretisht me mbiemrin e tij. Sipas burimeve viktima Troqe kërkonte kompensim nga Ministria e Financave për burgim të padrejtë, për një periudhë kohore prej 155 ditësh. Konkretisht kërkonte 3 mijë lekë shpërblim për 155 ditë paraburgim dhe për 920 ditë të mbyllur në arrest shtëpie.

Në total, ai ka kërkuar 649 mijë lekë të reja dëmshpërblim (afro 6 milionë e gjysmë lekë të vjetra). Padia është ngritur në vitin 2017, ndërsa nuk dihet se në favorin e cilës palë është vendosur.

Delon Troqe rezulton se është i afërmi i Elvis Troqes, një emër jo pak i njohur në qytetin e Vlorës, i zhdukur pa gjurmë që prej 2017-ës.

Kjo është vrasja e 4 mafioze në Vlorë për vitin 2021 ku e fundit ishte ekzekutimi mafioz i Bledar Bircajt më 10 maj. Me herët është vrarë Taulant Gjikaj e cila rezulton të jetë e vetmja ngjarje e zbardhur në Vlorë. Kjo ngjarje u regjistrua në datën 3 mars. Nje tjetër i ekzekutuar është dhe Gentian Qarri ngjarje e ndodhur më datë 6 shkurt.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit/ve.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

Taget: te shtena me armeVlore
Postimi i rradhës
FOTO+EMRI/ U dhunua nga të afërmit e viktimës Delon Troqes, kush është mjeku që ‘hëngri’ grushta fytyrë?

FOTO+EMRI/ U dhunua nga të afërmit e viktimës Delon Troqes, kush është mjeku që 'hëngri' grushta fytyrë?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Bëhuni gati për dimër/ Temperatura deri në -11, IGJEUM sqaron parashikimin e motit për ditët në vijim
  • Paralajmërimi i mjekes: Mos i injoroni asnjëherë të qarat e fëmijës
  • Ja cilat grupmosha rrezikohen më shumë nga çrregullimet e të ngrënit
  • U dha informacion që të shmangnin kontrollet e bluve, pezullohet inspektori në policinë e Gramshit
  • Luiz Ejlli thyen rekord, në “TOP 3” këngët më të klikuara të Eurovisionit

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.