38-vjeçari Delon Troqe që mbeti i vdekur mbrëmjen e sotme nga një atentat i mirëorganizuar, ishte babai i një djali.
Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se viktima pak ditë më parë ka pasur një sherr me sende të forta, ku për pasojë është plagosur një person. Ndërkohë një tjetër pistë e cila solli vdekjen e të riut, dyshohet se mund të ketë lidhje me ndonjë konflikt që viktima mund të ketë pasur në Spanjë, pasi kishte pak ditë që ishte kthyer prej andej.