E enjte, 30 Mars, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Kronike

Arrestohet në Rinas egjiptiani i rrezikshëm, i dënuar për një seri krimesh

22 Maj, 2021
në Kronike
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Një shtetas egjiptian, me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar sot në Rinas. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M. R., 50 vjeç.

Ai ishte i shpallur në kërkim nga vendi i tij, pasi dyshohet për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Një tjetër person me rrezikshmëri të lartë shoqërore i shpallur në kërkim ndërkombëtar vihet në pranga nga strukturat e Policisë së Shtetit. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare Rinas, Interpol Tiranës dhe homologëve, kapet në hyrje në Rinas, një shtetas egjiptian i dyshuar për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbatje pa leje.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, kryesisht të personave që shfaqin probleme apo dyshime gjatë intervistimit, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, falë edhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, për mundësinë e hyrjes në Shqipëri të një shtetasi egjiptian me rrezikshmëri të lartë shoqërore për krime ndaj personit, kanë ndaluar në hyrje një person të dyshuar.
Si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me zyrat homologe, pas një intervistimi të detajuar nga Policia Kufitare e Rinasit u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi i shtetasit egjiptian M. R., 50 vjeç.

 

Ky shtetas konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore nga autoritetet egjiptiane dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Më datë 06.11.2019, në Giza / Egjipt, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin egjitpian M. A., më pas ka marrë automjetin e viktimës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. ZQK INTERPOL Tirana, në bashkëpunim me INTERPOL Kajron do të vijojë procedurat për ekstradimin e tij drejt Egjiptit, bazuar në marrëveshjen e ekstradimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Arabe të Egjiptit, ratifikuar në vitin 2004.

 

Taget: egjipianRinas
Postimi i rradhës
BMW e zezë xhiron gomat te sheshi ‘Nënë Tereza’! Drift në mes të ditës

BMW e zezë xhiron gomat te sheshi ‘Nënë Tereza’! Drift në mes të ditës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • “Korsia preferenciale e shërbimit” kush ka lekë shërohet/ Sejrani: Vonesa, deri në mohim
  • “Korsia preferenciale e shërbimit” në spitale/ Sejrani: Vonesa deri në mohim të aksesit për këto grupe
  • Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2023’’
  • Tiranë/ Aksion policor, 23-vjeçarit i gjendet armë dhe municion luftarak (Emri)
  • Intervista/ Lulzim Veliu: BE-SHBA me dy standarte, në njërën anë shtet multietnik e në anën tjetër Asociacion monoetnik

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.