E hënë, 30 Janar, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Aktualitet

“Kënga Magjike” , një spektakël i vërtetë me plot surpriza

22 Maj, 2021
në Aktualitet
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo javë do të jetë mjaft emocionuese për gjithë artistët pjesëmarrës të këtij viti në “Kënga Magjike”. Në datat 26 dhe 27 maj do të mbahen dy netët gjysmëfinale, ndërsa mbrëmja e madhe e natës finale do të jetë në 29 maj. Tashmë janë prezantuar pjesa më e madhe e këngëve dhe artistëve pjesëmarrës e kështu kanë nisur përgatitjet për tre netët më të rëndësishme.

Ardit Gjebrea ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa pamje nga organizimi për mbrëmjet gjysmëfinale, ku duket se gjithçka do të jetë shumë speciale këtë vit e në një nivel të lartë artistik. Disa performanca speciale janë përgatitur nga Marsela Çibukaj, e cila këtë vit nuk merr pjesë në “Kënga Magjike”, por do të prezantojë përkrah Gjebreas.

“Prova ‘Kënga Magike’. Një super spektakël këtë vit”, shkruan Ardit Gjebrea përkrah një videoje.

Para pak ditësh ishte vetë ai si drejtues i këtij festivali të madh, që njoftoi se Marsela Çibukaj do të jetë e ftuar si prezantuese. Ajo i dha provat se mund të drejtojë shumë mirë një spektakël, gjatë kohës që zëvendësoi Ardit Gjebrean në “E diela shqiptare”, kur moderatori ishte i infektuar me Covid-19.

“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të Kënga Magjike 2021! Marsela Çibulaj mbi të gjitha – artiste!”, shkroi Arditi teksa dha lajmin e bukur.

Më herët, Gjebrea ka njoftuar se këtë vit artistët fitues të “Kënga Magjike” do të shpërblehen me shuma monetare.

“Interesimi i artistëve për festivalin magjik na ka prekur. Edhe pse në një situatë pa aktivitete, përsëri dëshira për të investuar për dashurinë e tyre- këngën, është impresionuese. Ndaj, në shenjë mirënjohjeje, produksioni i “Kënga Magjike” ka vendosur që për çmimin e parë të festivalit të japë 500.000 lekë, ndërsa për 19 finalistët e tjerë, nga 200.000 lekë secilit.

Eshtë ky një solidaritet me artistët, për të mbajtur në këmbë magjinë e këngës shqipe.”, deklaroi Ardit Gjebrea muaj më parë.

 

Taget: Ardit Gjebreakenga magjikemarsela cibukaj
Postimi i rradhës
Fjalët e Arjanit rezultuan të vërteta! Sara dhe Atdheu i japin fund me njëri-tjetrin

Fjalët e Arjanit rezultuan të vërteta! Sara dhe Atdheu i japin fund me njëri-tjetrin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Doktor Isuf Kalo nga Luzati, i njohur në mbarë botën prehet aty ku nisi jetën (Fjala e lamtumirës)
  • Tronditëse/ Jo vetëm Rama, Mc Gonigal është takuar dhe me Metën
  • Krime të dyfishta, një për pronën tjetri prej pasionit/ Autorët e vrasjeve nuk pyetën për lidhjen e gjakut
  • “Isha vetëm 10 vjeç kur babai më mori për dore…”/ Emocionon Kryetarja e Futbollit për femra, Anila Basha i dorëzon trofeun Megi Doçit: Tronditi rrjetën e Real Madrid
  • “Dy agjentë më erdhën në shtëpi me foton e Ramës”/ Rrëfehet ish-e dashura e McGonigal: Ja çfarë më kërkuan

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.