E diel, 22 Maj, 2022
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Bota

SHBA dhe Koreja e Jugut shprehin gatishmërinë të angazhohen me Korenë e Veriut

22 Maj, 2021
në Bota
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in ripërtërinë të premten përpjekjet për të angazhuar Korenë e Veriut në dialog mbi programin e saj të armëve bërthamore. Zoti Biden tha se ai do ta takonte udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un nëse krijoheshin kushtet e përshtatshme.

Komentet e zotit Biden duket se pasqyrojnë një ndryshim në të menduarit e tij lidhur me një takim të mundshëm. Shtëpia e Bardhë kishte thënë në mars se zoti Biden nuk kishte synim të takohej me zotin Kim. Në ditën e tyre të bisedimeve, homologët Biden dhe Moon riafirmuan aleancën e fortë midis dy vendeve pas tensioneve të krijuara nga zoti Trump, i cili e kishte quajtur zotin Moon të dobët dhe kishte kërcënuar të tërhiqte trupat amerikane nga Koreja e Jugut.

Zoti Moon ishte udhëheqësi i dytë i huaj – pas kryeministrit të Japonisë – që vizitonte Shtëpinë e Bardhë që kur zoti Biden mori detyrën në janar dhe presidenti Biden tha bisedat e tyre ishin mes “miqsh të vjetër”.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu për Kinën dhe Tajvanin. Tajvani është ankuar për aktivitete të përsëritura ushtarake nga Pekini në muajt e fundit, ndërsa forcat ajrore të Kinës bëjnë përpjekje të shpeshta në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit. “Ne ndamë mendimin se paqja dhe stabiliteti në ngushticën e Tajvanit janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe ramë dakord të punojmë së bashku për këtë çështje duke mbajtur parasysh karakteristikat e veçanta në marrëdhëniet midis Kinës dhe Tajvanit,” tha zoti Moon.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut do të kombinonin aftësitë e tyre për të furnizuar me vaksina për COVID-19 rajonin e Indo-Paqësorit. Ata diskutuan gjithashtu se si të trajtojnë ndryshimet e klimës. Por Koreja e Veriut dominoi konferencën e tyre të përbashkët për shtyp.

Zoti Biden tha që të dy vendet do të kenë një “qasje të përbashkët” ndaj Koresë së Veriut dhe se ai dhe zoti Moon ndanë një gatishmëri për t’u angazhuar në diplomaci me Veriun “për të marrë hapa pragmatikë për të ulur tensionet.” Presidenti amerikan tha se një zyrtar i Departamentit të Shtetit, Sung Kim, do të shërbente si i dërguar special i SHBA-së për Korenë e Veriut. Sung Kim është një diplomat veteran koreano-amerikan i cili ka shërbyer si ambasador në Filipine dhe Indonezi dhe së fundmi në si diplomat i lartë i SHBA-së për Azinë Lindore./VOA

Taget: Joe BidenKim Jong Un
Postimi i rradhës
Një vrasje në Vlorë dhe një plagosje në Berat, reagon PD: Gjithçka jashtë kontrollit

Një vrasje në Vlorë dhe një plagosje në Berat, reagon PD: Gjithçka jashtë kontrollit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Gjesti publikon klip me skena provokuese duke gjuajtur femrat
  • Partneri i Genta Ismajlit, Huseyin Usta realizon tatuazh simbolin e shqiponjës në trup
  • Me “Kthehna” rikthehet Tuna – sjell bashkëpunimin e ri me The Victor
  • Anastasia Jaka, adoleshentja që synon t’i bashkohet estradës shqiptare
  • Dukja e Bora Zemanit, me dhe pa makijazh

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.