E martë, 7 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Aktualitet

LAJM I MIRË/ Sërish vaksina në Rinas, zbuloni sa doza erdhën dhe nga cila kompani…

23 Maj, 2021
në Aktualitet
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjithë qytetarët të cilët kishin bërë vaksinë e parë kineze, tashmë do të mund të marrin edhe dozën e dytë të kësaj vaksine. Pas një mungese prej pak ditësh, kanë ardhur sot në vend 60 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac, për të vijuar pa ndërprerë procesin e vaksinimit masiv.

E pranishme në Aeroportin “Nënë Tereza”, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu theksoi se këto doza do të përdoren pikërisht për qytetarët që tashmë kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine.

Po ashtu ajo bëri me dije se nesër do të mbërrijnë edhe 14 mijë doza të vaksinës Pfizer, ndërsa shtoi se brenda muajit maj do të vijnë edhe 40 mijë vaksina AstraZeneca.

Manastirliu shtoi se do të fillohet edhe me zgjerimin e grupit të riskut, ku së shpejti do të përfshihen edhe punonjësit e transportit publik.

“Sapo kanë mbërritur 60 mijë doza të vaksinës Sinovac, pjesë e kontratës së dytë që qeveria shqiptare ka negociuar, doza që do përdoren për qytetarët që tashëm janë vaksinuar me dozën e parë dhe duhet të vijojnë vaksinimin me dozën e dytë. Jemi duke vaksinuar sipas kalendarit ët vaksinimit, po vijojmë me punonjësit e fasonerive dhe punonjësit e hoteleve. Duke filluar me ardhjen e vaksinave, pjesë e kontratës prej 500 mijë dozash, do fillojmë me rritjen e grupit të riskut, duke përfshirë edhe vaksinimin e punonjësve të transportit publik. Situata me pandeminë është tashmë e normalizuar. Të hënën do të vijnë 14 mijë e 40 vaksina Pfizer nga instrumenti Covax. Brenda muajit majë do vijën edh e40 mijë vaksina Covax.

I pranishëm në aeroportin “Nënë Tereza” ishte edhe Ministri Arben Ahmetaj, i cili e cilësoi mbërritjen e këtyre doza, si një premtim të mbajtur pas 25 prillit, duke iu përgjigjur zërave të kritikëve për mungesën e vaksinës kineze gjatë ditëve të fundit.

“Është premtim i mbajtur pas datës 25 prill. Nuk ka të bëjë me zgjedhjet por me atë që bën një qeveri. Ja një fakt tjetër se bashku me ministren i kemi prezantuar kryeministrit edhe planin e vaksinimit për vitet që vijnë,” tha Ahemtaj.

Në Shqipëri deri më tani kanë mbërritur më shumë se 830 mijë doza të vaksinës kundër COVID, ndërsa numri i vaksinimeve të kryera, deri dje, është 712 mijë dhe janë më shumë se 240 mijë qytetarë që kanë marrë të dyja dozat./ shqiptarja.com

Taget: COVID ne Shqiperivaksinimi masiv
Postimi i rradhës
Si asnjëherë më parë, zhvillohet gara me kuaj në Darzezë

Si asnjëherë më parë, zhvillohet gara me kuaj në Darzezë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Kompanitë e Allajbeut “ngrohtë” nëpër offshoret hollandeze, aksionerja Tërshana fiton tendera me gara fiktive
  • Jonida Vokshi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e foshnjes
  • Vdekja e dy grave në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’/ Aktivistët protestojnë: Mjekët i shohin pacientet si burim parash
  • “Deri në 10 mijë viktima”, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së bën parashikimet për pasojat e tërmetit të fortë në Turqi
  • Bëhuni gati për dimër/ Temperatura deri në -11, IGJEUM sqaron parashikimin e motit për ditët në vijim

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.