E martë, 7 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Investigim

2 nismat e forta/ Planifikohet ndëshkim spektakolar për pedofilët dhe përdhunuesit

24 Maj, 2021
në Investigim
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Ngjarja e llahtarshme në Rrëshen, ku 5 meshkuj kanë përdhunuar një 15-vjeçare, ka prodhuar një reagim të përmasave ndërkombëtare. Në qershor të vitit 2020, Tirana u trondit nga një tjetër rast në Babrru, ku roja i shkollës Abas Doga, së bashku me tre të rinj, abuzonin seksualisht me një nxënëse 15 vjeçare, përmes shantazhit. Në vitin 2019 procedimet penale për përdhunim të të rriturave dhe të miturave janë rritur me 40 %, ndërsa në 2020 numri i personave të dënuar nga gjykata është rritur me 22 %. Vetëm gjatë 5 mujorit të parë të vitit 2020, 66 fëmijë kanë renë pre e ngacmimit dhe dhunës seksuale. Nisur nga kjo situatë, në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Ministrinë e Drejtësisë qëndrojnë dy nisma, për rritjen e ndëshkimit të përdhunuesve, maniakëve, pedofilëve dhe abuzuesve seksualë të çfarëdolloj forme.

Në shkurt të 2021, deputetja Fatjona Dhimiri ka depozituar në Kuvend një projektligj, i cili parashikon krijimin e një regjistri të posaçëm me emrat dhe të dhënat e të gjithë personave që janë dënuar për krime seksuale. Abuzuesve, sidomos pedofilëve, u ndalohet të punojnë pranë shkollave, çerdheve, spitale si dhe e kanë të ndaluar të aplikojnë për kujdestari apo birësimin e fëmijëve. Këto dhe kufizime të tjera, parashikohen të aplikohen deri kur të dënuarit për krime seksuale të konsiderohen të rehabilituar, pra kur kanë kaluar disa vite pa krye një vepër tjetër penale.

Nisma e dytë është propozuar nga Ministria e Drejtësisë në fund të vitit 2020, ku parashikohet ndryshimi i Kodit Penal, duke përshkallëzuar dhe ashpërsuar masën e dënimit për abuzuesit seksualë. Nëse këto ndryshime do të ishin miratuar, 5 përdhunuesit e Rrëshenit do të dënoheshin secili jo më pak se 30 vite burg. Nisma parashikon një dënim nga 7 deri në 15 vjet për kryerjen e kateve seksuale me fëmijë të mitur, që nuk ka arritur moshën 16 vjeç. Kur akti seksual kryhet me kanosje për përdorimin e dhunës, dënohet nga 10 deri në 15 vjet burg.

Kur vepra penale kryhet me forcë, duke dehur të miturin, bashkërisht nga më shumë se një person, kur shfrytëzon cilësitë specifike të personit, kur kryhet nga njerku, mësuesi etj., dënohet jo më pak se 25 vjet. Kur vepra penale kryhet në më shumë se një nga rrethanat e mësipërme, dënohet jo me pak se 30 vite burg. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e viktimës së mitur dënohet me burgim jo më pak se 35 vjet ose me burgim të përjetshëm. Kodi aktual në fuqi parashikon një marzh dënimi 10 vite më pak, nuk parashikon dënimin e përjetshëm dhe nuk detajon rrethanat e krimit seksual. / Adriatik Doci

 

Taget: kuvendi i shqiperiseminstria e drejtesisemirditeperdhunim
Postimi i rradhës

Rita Ora në lidhje treshe me regjisorin dhe aktoren e njohur

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Kompanitë e Allajbeut “ngrohtë” nëpër offshoret hollandeze, aksionerja Tërshana fiton tendera me gara fiktive
  • Jonida Vokshi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e foshnjes
  • Vdekja e dy grave në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’/ Aktivistët protestojnë: Mjekët i shohin pacientet si burim parash
  • “Deri në 10 mijë viktima”, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së bën parashikimet për pasojat e tërmetit të fortë në Turqi
  • Bëhuni gati për dimër/ Temperatura deri në -11, IGJEUM sqaron parashikimin e motit për ditët në vijim

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.