E hënë, 6 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Aktualitet

Kufiri i hapur deri më 31 maj, ja sa punëtorë sezonalë kanë kaluar nga Kapshtica drejt Greqisë

25 Maj, 2021
në Aktualitet
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Vijon dalja e punëtorëve sezonalë drejt shtetit grek në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Sipas Drejtorisë Vendorë të Kufirit dhe Migracionit situatë paraqitet normale ndërsa gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 222 shtetas shqiptarë dhe kanë dalë 182 prej tyre.

Punëtorët sezonalë do të lejohen të dalin drejt shtetit Grek deri në datën 31 maj nga ora 08:00 deri në orën 16:00 ndërkohë që duhet të dalin sipas rregullave të përcaktuara nga autoritet greke. Këta shtetas do të duhet që të plotësojnë formularin PLF më pas t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19 dhe pasi dalin negativ iu jepet e drejta për të hyrë në shtetin grek. Ndërkohë kuota ditore e pranimit është 400 persona.

Deri në datën 31 maj asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qëndrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë). Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Kujtojmë se pika e kalimit kufitar të Kapshticës është mbyllur qe prej nëntorit te vitit te kaluar si mase e marre nga qeveria greke për përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë Covid-19.

Taget: kakavijepunetore sezonale
Postimi i rradhës
SHBA-ja dënon me 30 muaj burg një shtetas rus për krime kibernetike

SHBA-ja dënon me 30 muaj burg një shtetas rus për krime kibernetike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Bëhuni gati për dimër/ Temperatura deri në -11, IGJEUM sqaron parashikimin e motit për ditët në vijim
  • Paralajmërimi i mjekes: Mos i injoroni asnjëherë të qarat e fëmijës
  • Ja cilat grupmosha rrezikohen më shumë nga çrregullimet e të ngrënit
  • U dha informacion që të shmangnin kontrollet e bluve, pezullohet inspektori në policinë e Gramshit
  • Luiz Ejlli thyen rekord, në “TOP 3” këngët më të klikuara të Eurovisionit

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.