E hënë, 6 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Bota

‘Çudira shqiptare’ në Zvicër, diplomatët pinë dhe nuk paguajnë, i kanë 1.4 milionë franga borxh shtetit

26 Maj, 2021
në Bota
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Kush blen çfarëdoqoftë, duhet të paguajë për të. Por kjo nuk vlen për një grup njerëzish që jetojnë në Zvicër: të huaj që punojnë në shërbimin diplomatik. Thjesht, ata mund të mos paguajnë dhe të mos kenë pothuaj fare frikë për pasojat e mospagesës, shkruajnë gazetat e “CH-Media”.

 

Gjobat dhe puna e papaguar

Dhe, me sa duket ka shumë shembuj të tillë. Gazetat në fjalë njohin raste në të cilat janë konsumuar dërgesa të tëra të ushqimeve dhe më pas nuk janë paguar.

Ka edhe zejtarë që pasi kanë kryer punën e tyre, nuk janë paguar. Këtu përmendet një kompani që jep makina me qira në Gjenevë, e cila tashmë nuk bën asgjë pa kërkuar paradhënie nga diplomatët sepse ka pasur përvoja kaq të këqija deri më tani.

Për disa individë nga diplomacia, është shndërruar pothuajse një ritual të mos paguajnë gjobat e trafikut. Po si është e mundur një gjë e tillë? Personeli diplomatik ka imunitet dhe për këtë arsye është i mbrojtur nga autoritetet zvicerane sa u përket gjobave.

Dhe, me sa duket disa po e shfrytëzojnë këtë: Sipas hulumtimit të realizuar nga “CH-Media”, punonjësit në ambasadat e huaja kanë lënë pa paguar fatura me vlerë prej rreth 1.4 milion frangash. Ndërsa shumat e faturave individuale variojnë nga disa qindra franga në disa qindra mijë.

Konventa e Vjenës mbron diplomatët

Borxhet e përfaqësive të huaja dhe diplomatëve nuk mund të kërkohen përmes kërkesave për pagesë, zbatimit të borxhit dhe sekuestrimit, transmeton albinfo.ch. Është kështu për faktin se zyrtarët diplomatikë i mbron Konventa e Vjenës, transmeton albinfo.ch.

Kreditorët privatë duhet të raportojnë drejtpërdrejt në EDA (Ministria e Jashtme e Zvicrës), e cila më pas raporton në ambasadën përkatëse dhe u kërkon atyre të paguajnë borxhet e pretenduara. Kërkesës ia bashkëngjet shënimin: Ligjet dhe rregulloret e shtetit pritës duhet të respektohen dhe, në veçanti, duhet të mbahen parasysh detyrimet kontraktuale ndaj palëve të treta.

Por, si i realizojnë kreditorët (të dëmtuarit) të drejtat e tyre në rast se kjo nuk funksionon? Ato mbeten kryesisht të parealizuara. Opsioni i vetëm do të ishte ushtrimi i padisë në gjykatë dhe kërkesa për heqjen e imunitetit, përcjell albinfo.ch. Kjo është teorikisht e mundur, por nuk ka gjasa realizuimi në praktikë.

Taget: diplomateZvicer
Postimi i rradhës
Arbenita zbulon imazhin e vajzës së saj, por ka një ‘hall të madh’

Arbenita zbulon imazhin e vajzës së saj, por ka një 'hall të madh'

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Bëhuni gati për dimër/ Temperatura deri në -11, IGJEUM sqaron parashikimin e motit për ditët në vijim
  • Paralajmërimi i mjekes: Mos i injoroni asnjëherë të qarat e fëmijës
  • Ja cilat grupmosha rrezikohen më shumë nga çrregullimet e të ngrënit
  • U dha informacion që të shmangnin kontrollet e bluve, pezullohet inspektori në policinë e Gramshit
  • Luiz Ejlli thyen rekord, në “TOP 3” këngët më të klikuara të Eurovisionit

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.