E martë, 7 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Aktualitet

Detaje të reja nga vdekja misterioze e 23-vjeçares, zbërthehet kuptimi i figurave në trup

28 Maj, 2021
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Prej ditësh në Tiranë po përflitet për historinë e mistershme të 23-vjeçares, Evgjeni Baxho, që u gjet e pajetë në shtëpinë e saj. Fillimisht u raportua se e reja kishte ndërruar jetë pas një infeksioni në dhëmballë. Ngjarja ndodhi në mesditën e 18 majit në Tiranë, në lagjen Ali Demi në rrugën ‘Teodor Muzaka’. Baxho u gjet e pajetë në banesën ku jetonte me qira, pasi kishte ardhur në kryeqytet për të studiuar.

Mirëpo rrjedha e ngjarjes ndryshoi pasi grupi hetimor me ekspertin kriminalistik dhe mjekun ligjor vunë re në trupin e viktimës disa shkrime.

“Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është vënë re në trupin e kufomës, në pjesën e barkut një shkrim i panjohur, i bërë me lapostil me ngjyrë të kuqe nga kërthiza deri në pjesën e ezofagut. Po ashtu gjatë autopsisë në pjesën e shpinës së kufomës janë vërë re tre shkrime të tjera të panjohura, të bëra po ashtu me lapostil të kuq”, thuhej në dokumentin e Policisë Gjyqësore të siguruar nga “Top Channel”.

Ndërkohë sot janë publikuar fotot nga figurat e çuditshme që janë gjetur mbi trupin e të ndjerës. Disa media kanë siguruar fotot me imazhet e çuditshme, për të zbërthyer kuptimin e tyre. Në bazë të informacioneve të deritanishme rezulton se figurat e shkruara me lapostil të kuq në barkun e viktimës janë një bashkim i simboleve rune (naziste).

 

Kuptimi i tyre është:

Tiwaz, shigjeta që nënkupton nder, drejtësi dhe autoritet.

Odal, romb që nënkupton shtëpi, pasuri e trashëguar.

Algiz, pamje sfurku që nënkupton mbrojtje dhe shëndet.

Origjina e fjalës “rune” buron nga fjala gjermane “mister” dhe “sekret”. Ditët e sotme, simbolet rune përdoren si një metodë për t’u lidhur me versionin më të lartë të vetes, udhëzimin e brendshëm dhe si një metodë për parashikimin e së ardhmes. Gjithashtu thuhet se simbolet rune, historikisht janë përdorur për qëllime magjie. Megjithatë deri më tani nuk ka një shpjegim zyrtar për simbolet, pasi hetimet po vazhdojnë ende nga ekspertët.

Taget: Evgjeni Baxhofigura ne trupvdekja misterioze
Postimi i rradhës
Të ndarë tashmë, Oriola i thedh një thumb Eros Grezdës

Të ndarë tashmë, Oriola i thedh një thumb Eros Grezdës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • INVESTIGIM/ Kastriot Gurra i Librazhdit “vjedh” lodrat e fëmijëve, faturon 35 milionë këndin që vlen 4750 euro (Dokumentet)
  • ‘Së bashku ne mundemi’ Vodafone për Turqinë dhe Sirinë!
  • Kompanitë e Allajbeut “ngrohtë” nëpër offshoret hollandeze, aksionerja Tërshana fiton tendera me gara fiktive
  • Jonida Vokshi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e foshnjes
  • Vdekja e dy grave në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’/ Aktivistët protestojnë: Mjekët i shohin pacientet si burim parash

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.