KANADA/ Një varr masiv me eshtrat e 215 fëmijëve është gjetur në Kanada së fundmi, në një ish shkollë rezidenciale e ngritur për të asimiluar njerëzit autoktonë.
Fëmijët ishin studentë në Shkollën Rezidenciale Kamloops Indian në Kolumbinë Britanike që u mbyll në vitin 1978, shkruan BBC.
Kryeministri Justin Trudeau tha se ky zbulim është një kujtesë e dhimbshme e një kapitulli të turpshëm të historisë së Kanadasë.
Hetuesit po punojnë me specialistë të muzeut dhe grupin mjekësor për të përcaktuar shkaqet dhe kohën e vdekjeve, të cilat nuk dihen aktualisht. Rosanne Casimir, shefi i komunitetit në qytetin Kamloops të Kolumbisë Britanike, tha se gjetja paraprake përfaqësonte një humbje të pamendueshme që nuk u dokumentua kurrë nga administratorët e shkollës.
Shkollat rezidenciale të Kanadasë ishin shkolla me konvikt të detyrueshme të drejtuara nga qeveria dhe autoritetet fetare gjatë Shekujve 19 dhe 20 me qëllim për të asimiluar me forcë rininë autoktone.
‘Kamloops Indian Residential School’ ishte ndër më të mëdhatë në Kanada. Hapur nën administrimin katolik romak në 1890, shkolla kishte rreth 500 studentë kur regjistrimi arriti kulmin në vitet 1950. Qeveria qendrore mori administrimin e shkollës në 1969, duke e operuar atë si një rezidencë për studentët vendas deri në 1978, kur ajo u mbyll.