E hënë, 6 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Aktualitet

Vetëflijimi i familjes në Kombinat/ Prokuroria kërkon pushimin e çështjes

29 Maj, 2021
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Kur kanë kaluar më shumë se 10 muaj nga ngjarja që tronditi opinionin publik me protagonistë familjes Josifi, Prokuroria ka dalë në përfundimin se vdekja ka qenë natyrale, e pa ndikuar nga persona të tretë. Një rezultat i tillë ka dalë pas përfundimit të hetimeve, ku mes të tjerave edhe këqyrjes së celularëve të dy viktimave Zhaneta Josifi, Anisa Josifi dhe të mbijetuarës, Blerta Josifi. Nga sa mësohet, në celular nuk kanë pasur komunikime me asnjë person tjetër.

Gjithashtu, në raport hidhen poshtë të gjitha dyshimet se në banesën e tyre janë parë persona të dyshimtë, pasi kishin ndërperë të gjitha komunikimet me jashtë.

“Nga verifikimet hetimore të  kryera nga nga pyetja e persona që janë dijeni për rrethanat të hetimit, nuk rezulton që në banesën e këtyre personave të jetë hyrë ndonjë person, ato i kanë ndërprerë të gjitha komunikimet me jashtë dhe po kështu nuk kanë lejuar asnjë person që të hyjë në apartamentin e tyre deri në momentin që policia ka shkuar në banesë dhe ka gjetur pa jetë shtetaset Zhaneta dhe Anisa Josifin dhe në gjendje të rënduar shëndetësore Blerta Josifin. Nga hetimi nuk rezulton që gjatë kësaj periudhe ato të kenë frekuentuar ndonjë objekt fetar e po kështu nuk rezulton që në banesën e tyre të ketë vajtur për vizitë ndonjë përfaqësues i komunitetit fetar”, shkruhet në dokument mes të tjerave.

Nisur nga këto në përfundim të hetimeve, organi i akuzës ka kërkuar pushimin e çështjes.

Si ndodhi ngjarja? Tragjedia e 2 korrikut tronditi opinionin publik. Nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi u gjetën të vdekura në shtëpi, e ndërsa Blerta në gjendje të rënduar. Në dëshminë e kësaj të fundit, Anisa kishte vdekur më 27 prill 2019, pra 15 muaj më parë dhe ajo dhe nëna e saj po bënin sakrifica për ringjalljen e Anisës që kishin lexuar në librat fetare. Ato para 15 vitesh kishin qenë pjesë e Kishës Ungjillore, por prej 6 vitesh nuk shkonin më dhe ritet fetare i kryenin në shtëpi. Në reagimin e Kishës Ungjillore, ato theksonin se çdo fe beson në ringjallje, por kurrsesi nuk predikojnë vetëvrasjen. Për pastorët e Kishën Ungjillore Fitor Muça dhe Akil Pano, pas tyre fshihen sekte satanike.

Taget: familja josifivetflijim
Postimi i rradhës
Kim Kardashian në rrezik për jetën? Merr urdhër mbrojtje

Kim Kardashian në rrezik për jetën? Merr urdhër mbrojtje

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Bëhuni gati për dimër/ Temperatura deri në -11, IGJEUM sqaron parashikimin e motit për ditët në vijim
  • Paralajmërimi i mjekes: Mos i injoroni asnjëherë të qarat e fëmijës
  • Ja cilat grupmosha rrezikohen më shumë nga çrregullimet e të ngrënit
  • U dha informacion që të shmangnin kontrollet e bluve, pezullohet inspektori në policinë e Gramshit
  • Luiz Ejlli thyen rekord, në “TOP 3” këngët më të klikuara të Eurovisionit

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.