Vëllai i Turjan Hyskos, Eljo, është figurë jo pak e njohur për publikun shqiptar.
Ashtu si Turi, edhe ai po ngjit shkallët e karrierës së tij dhe po e bën jashtëzakonisht krenare familjen.
Krahas punës, sigurisht që ka zhvillime edhe në jetën private të Eljos. Më herët, ai kishte treguar për publikun se një zeshkane i kishte vjedhur zemrën, ndërsa më në fund ai dhe Turi na kanë treguar cila është ajo.
Eljo ndau në llogarinë e tij një foto me partneren bukuroshe e cila quhet Izabela, ndërsa Turi ripostoi foton e dy zogjve të dashuruar, duke na hequr kështu të gjitha dyshimet.
Në një intervistë për “RevistaWho”, Eljo dhe Turi kanë rrëfyer shumë gjëra nga jeta e tyre, duke nisur nga fëmijëria e deri në ditët e sotme kur nuk arrijnë ta ndajnë se cili merr “famë” nga njëri apo tjetri. Turi është vëllai më i madh dhe është shprehur se nuk e mendonte se do të bëhej shokë me Eljon ndonjëherë, duke qenë se kanë dhe 8 vite diferencë bashkë.
“Më parë nuk e kam menduar që mund të bëheshim shokë, pasi përveç diferencës disi të madhe në moshë, rrethanat që na erdhën në jetë më “detyruan” të merrja një pozicion pak autoritar kundrejt Eljos, ama me kalimin e kohës gjërat u zbutën, Eljo u rrit dhe tani mund ta them që jemi shokë!”, ka thënë Turi për “Who”. Ai ka shtuar se në fillim bëhej xheloz për Eljon, por me kalimin e kohës gjërat ndryshuan.
Turi ka treguar se Eljo ka qenë shumë kokëfortë si fëmijë dhe si vëllai i madh atij i është dashur kohë për ta vënë në brazdë dhe fatmirësisht në adoleshencë gjithçka ndryshoi për mirë. Më pas ata janë rrëfyer për kohën kurbabai i tyre u nda nga jeta dhe Turit ju desh të merrte rolin e të atit, sidomos për Eljon. Moderatori gjithashtu ka treguar se për shkak të kësaj ngjarje të hidhur ju desh të hiqte dorë nga studimet jashtë e të kujdesej për familjen.
“Unë hoqa dorë nga vazhdimi i studimeve jashtë. Kjo është e vetmja gjë! Gjëja tjetër, që në fakt automatikisht iku, ishte ajo ndjesia që 20 vjeç të lejohet gjithçka. Ditën që më duhet t’i tregoja Eljos 12 vjeç, që babi nuk jetonte më, ai s’më la të flas dhe tha: “Unë e di që babi nuk jeton më, por ja tani do jesh ti si babi”. Aty s’e di pse gjeta një forcë të pakuptimtë, s’e di nga buroi dhe thashë “misioni është veç familja”! E tani, falë mamit, falë vetes dhe Eljos mendoj që babin e kemi bërë disi krenar!”, është shprehur Turjani.
Gjithashtu ai ka treguar se kur ka ardhur në fillim nga Berati në Tiranë ka punuar si kamarier, ndërsa për Eljon gjithçka ka qenë më e lehtë.
Ndër të tjera ata kanë folur edhe për lidhjen që Eljo ka me Orinda Hutën, si nusen e vetme aktuale të familjes. Turi është shprehur se Eljo flet më shumë me Orindën se sa me të kur vjen puna tek romancat.
“Tek pjesa rozë është e çuditshme, por flet më shumë me Orindën se me mua! S’e marr vesh pse… Janë njësoj. S’kanë lajka për njëri-tjetrin, s’kanë ‘shpirti’ ‘zemra’, pooor e di që e kanë shumë xhan njëri – tjetrin! Plus Orinda ia ka vjedhur zemrën që në fillim, gatuan shumë mirë! Ky s’ka pasur motër dhe ja u zgjidh”, ka thënë ai.
“Orinda është familja ime dhe të jem i sinqertë jemi me shumë fat që e kemi. Jam i bindur që dhe partnerja ime do jetë e njëjtë për Orin dhe Turin”, ka thënë më pas Eljo.