11.700 vaksina Pfizer kanë mbërritur në vendin tonë. Kështu ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet social, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në Shqipëri.
Siç bën me dije, kreu i qeverisë deri tani në vendin tonë janë kryer 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike. Ndërkohë që sipas Ramës do të synohet për të zgjeruar së shpejti fashën e vaksinimit, drejt objektivit 1 milion vaksinime brenda qershorit’
Sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” edhe 11,700 vaksina Pfizer, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në Shqipëri! Deri tani ia kemi dalë të kryejmë 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike, me synimin për të zgjeruar së shpejti fashën e vaksinimit, drejt objektivit 1 MILION vaksinime brenda qershorit’- shkruan Rama.
Ndërkohë shifrat e të infektuarave me COVID në vendin tonë vijojnë të jenë të ulëta dhe të qëndrueshme. Në 24 orët e funditnjë qytetar ka humbur jetën, ndërkohë që 6 qytetar kanë rezultuar pozitiv me Covid.