GREQI/ Vrasjet e fundit që kanë tronditur vendin, duke ngritur Policinë greke në këmbë për të luftuar krimin. Në vendin fqinjë po ushtrohen kontrolle “blic” për të prangosur anëtarë të grupeve kriminalë që operojnë, duke mos përjashtuar as mafian shqiptare. Në artikull përmendet edhe vrasja e shqiptarit të vrarë të dielën, Aris Pappas, i njohur me nofkën Mili, i cili u qëllua për vdekje brenda një lokali.
ARTIKULLI I PLOTË:
Breshëria e sulmeve vrasëse që ka ndodhur kohët e fundit po shkakton shqetësim të madh tek autoritetet, por edhe në shoqërinë greke. Lufta e bandave po zhvillohet në mënyrë të pakontrolluar, duke mos i llogaritur palët e treta, ndërkohë që godasin çdo 10 ditë. Oficerët e Policisë Greke i drejtojnë hetimet e tyre në “trekëndëshin” e burgjeve Athinë – Patra – ku vepron krimi i organizuar, por edhe mafia shqiptare.
32-vjeçari shqiptar ishte në shënjestër të kriminelëve
Sipas një raporti të Vassilis Lambropulos në NEA, në kontekstin e hetimeve për vrasjen e 32-vjeçarit shqiptar në Sepolia, policia po shqyrton të dhënat nga hetimet e viteve 2018-2019. Pra e gjitha pas vrasjes së kriminologut Michalis Zafeiropulos i cili kishte regjistruar veprimtarinë e pesë kriminelëve shqiptarë që drejtonin sulmet në burgje. Në fakt, sipas dëshmisë së një zyrtari të burgut, në maj të vitit 2019, një anëtar kryesor i mafies shqiptare në burgun e Koridhalosit kërkoi shfarosjen e këtij personi, ndërsa pretendohet se ai kërcënoi se nëse nuk arrinte ta vriste, do i merrte jetën së ëmës. 32-vjeçari shqiptar Aris, dyshohet të ketë qenë në qendër të mosmarrëveshjeve mes anëtarëve të mafias shqiptare, e cila në 2006-2008 kishte vrarë 11 persona, plagosur 13 të tjerë, ndërsa ish-anëtarë ishin rrëmbyer dhe grabitur.
Ku janë përqendruar hetimet për Berdesis?
Analistët e vrasjeve po kërkojnë ‘çelësin’ e zbardhjes së ekzekutimti të ish- boksierit Tassos Berdesis me 14 plumba. Ai u transferua në Athinë dy vitet e fundit, duke ndërprerë kontaktet e tij nga Achaia, pasi dukej se kishte frikë.Për të zbardhur të gjithë vrasjet, Policia greke ka filluar operacione sekrete ditët e fundit duke ushtruar kontrolle në klubet e natës dhe në vende të tjera kur grupet kriminale ushtrojnë aktivitetin e tyre.