ANGLI- Britania e Madhe për herë të parë që nga 7 Marsi i vitit të kaluar nuk ka raportuar asnjë vdekje nga Covid ditën e sotme. Dailymail shkruan se sipas ekspertëve, kjo është vetëm meritë e vaksinimit masiv të popullsisë në Angli.
Ndërkohë që ditën e sotme u raportuan 3,165 raste të infektuar me Covid. Rastet me persona të infektuar në Angli sa po vijnë dhe po rriten, duke bërë që të ekspertët të mendojnë se vendi po shkon në një valë të tretë të Covid të shkaktuar nga mutacionet e Covid.
Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Angli janë regjistruar 4,487,339 persona me Covid, ndërsa 127,782 të tjerë kanë humbur jetën.