Tajlandë/ Një 11-vjeçare ka gjetur mënyrën më origjinale për t’iu bërë shoqëri kafshëve në një kopsht zoologjik, kjo për arsyen se vizitorët nuk lejohen për shkak të COVID-19. E veshur me një kostum krokodili, 11-vjeçarja ka zhvilluar një ‘koncert’ duke i rënë pianos së saj.
Seenlada Supat u shpreh se po luante muzikë për kafshët sepse donte që ti qetësonte ato dhe për të mos i lënë ato vetëm.
Muzika që ajo luajti për miqtë e saj të rinj në kopshtin zoologjik ishte një ndërthurje e këngëve popullore dhe pop-it tajlandez.
“Doja që ata të përfshiheshin me mua derisa unë luaj muzikë. Nuk e kam problem, është sikur edhe ata po luajnë muzikë me mua”, shprehet ndër të tjera 11-vjeçarja.
Drejtori i kopshtit zoologjik u shpreh me nota humori që kafshët e kanë vlerësuar vogëlushen me notën më të lartë.