Ditën e sotme moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Do të ketë reshje shiu të përkohshme të karakterit lokal me intensitet të ulët. Në mesditë përgjatë relieveve malore në veri e lindje, reshje në formë shtrëngatash me rrufe.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim mesatare dhe në bregdet fiton shpejtësi. Deti parashikohet i forcës 3 ballë.