KOSOVË– Flamuri i Republikës së Kosovës për herë të parë është ngritur në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt. Ministria e Mbrojtjes ka treguar përmes një njoftimi se Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën.
Në një postim në facebook Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë foto gjatë ngritjes së flamurit, si dhe ka falenderuar ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të IOWA-s për dislokimin e përbashkët.
Flamuri i Republikës së Kosovës për herë të parë ngritet në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt, si anëtar i koalicionit në Forca e Përbashkët e Kombinuar (Inherent Resolve).Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën. FSK-ja falënderon Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të IOWA-s për dislokimin e përbashkët.
Nisja e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionin e parë paqësor jashtë vendit, përkatësisht në Kuvajt ka për qëllim partneritetin shtetëror me ushtrinë amerikane , në funksion të promovimit të sigurisë rajonale.