E enjte, 28 Mars, 2024
11 °c
Tiranë

Matthew Palmer i prerë: Dialogu Kosovë-Serbi çështje urgjente!

0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME

Kosovë/ Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer prej 2 ditësh ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovë. Një ndër pikat kryesore në agjendën e tij është dialogu Kosovë-Serbi.

I ftuar në një emision në Kosovë, ai ka ripërsëritur faktin se dialogu është mirë që të nisë sa më shpejtë dhe se është në dorën e dy shteteve të vendosin për të, SHBA ka për detyrë që t’i mbështesë deri në fund. Sa i përket Asociacionit, Palmer ka thënë se palët e përfshira në dialog duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani.

“Palët duhet t’i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura. E kuptoj që ka parametra të marrëveshjes së Asociacionit që duhet të diskutohen, por kjo s’duhet ta pengojë procesin. Nuk do t’ju tregojë se çka duhet të bëjë Kosovë. Qeveria e Kosovës vendos se si do t’i qaset kësaj çështjeje”, ka thënë Palmer.

Siç edhe e kishte përsëritur më parë, Palmer ka deklaruar se ndryshimet kushtetuese i takojnë Kosovës dhe se ai nuk ka kompetenca për të folu në lidhje me këtë gjë.

Palmer u ndal edhe tek tema e shum përfolur, ai i ndryshimit të kufijve ku u shpreh se nuk beson se ka një agjendë të tillë dhe se nuk i takon atij të flasë për vijat e kuqe pasi Kosova tashmë e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për këtë çështje.

Nga Kosova, Palmer e Lajçak pritet që të udhëtojnë për në Serbi, ku të enjten do të takohen me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. /Gazetari.al/

Postimi i rradhës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *