FIER/ Shembet ura e Darzezës, shkak për këtë është bërë një kamion i tonazhit të rëndë që ka kaluar në urën e cila kishte një tonazh të përcaktuar.
Shembja e urës ndërpret komunikimin e banorëve të fshatit me fshatrat e tjera të zonës. Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas çeljes së sezonit turistik dhe do të dëmtojë shumë edhe bizneset që ka kjo zonë bregdetare.
/Gazetari.al/